Dy bomba shpërthyen pranë stacioneve të autobusëve në Jerusalem të mërkurën, duke vrarë një dhe duke plagosur të paktën 14 persona.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se një shpërthim ndodhi pranë një stacioni autobusi në skaj të qytetit, ndërsa shpërthimi tjetër ndodhi në Ramot, një lagje në veri të qytetit.
Një person ndërroi jetë pas plagëve të marra në spital, tha policia, raportojnë mediat e huaja.
“Ishte një shpërthim i çmendur. Ka dëme kudo këtu. Pashë njerëz me plagë që rridhnin gjak në të gjithë vendin”, tha Yosef Haim Gabay, një mjek që ishte në vendngjarje kur ndodhi shpërthimi.
Ka pasur një rritje në javët e fundit në sulmet palestineze. Tensionet izraelito-palestineze janë të larta, pas disa muajsh të bastisjeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor të nxitur nga një valë sulmesh vdekjeprurëse kundër izraelitëve që vranë 19 njerëz.
Dhuna vjen gjithashtu ndërsa ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po zhvillon bisedime për koalicionin pas zgjedhjeve kombëtare dhe ka të ngjarë të formojë atë që pritet të jetë qeveria më e djathtë e Izraelit.