Këngëtarja me famë botërore Jessie J e ka festuar ditëlindjen në mënyrën më të veçantë.
Fatkeqësisht ditëlindja e këtij viti e zuri në izolim për shkak të koronavirusit, por ajo e gjeti zgjidhjen.
Këtë të premte Jessie mbajti një koncert në shtëpinë e saj live nga Instagrami për të gjithë fansat kudo nëpër botë.
E veshur me një kostum me xixa dhe paruke të shkurtra ajo performoi mes një dhome të mbushur me drita si të ishte në një skenë të vërtëtë të koncertit.
Jessie performoi për gati një orë këngë të ndryshme nga repertori i saj i gjerë, gjithashtu edhe preferenca nga fansat.
Mbi 14 mijë shikues nga e gjithë bota u bënë pjesë e koncerit të saj online.
Këngëtarja gjithashtu iu lut të gjithë fansave që të qëndrojnë në shtëpi e të kujdesen për veten e tyre.
“Askush nuk është vetëm, të gjithë jemi bashkë”, tha Jessie gjatë performancës.
Jessie theksoi se të premten tjetër mund të mbahet një tjetër koncert nga karantina si natën e sotme.