Këngëtarja ikonike Jessie J ka postuar në rrjetet sociale detaje tragjike të lajmit tronditës të dështimit të shtatzanisë. 33-vjeçarja shtatzënë e mori vesh lajmin gjatë skanimit të tretë, ku mjeku i tha se nuk mund të dallonin më rrahje zemre.
Jessie po e lindte këtë fëmijë vetëm, pasi të kesh një fëmijë është 'gjithçka që ajo dëshironte ndonjëherë'. Në një postim në rrjete sociale këngatarja legjendare Jessie J njoftoi fansat e saj nga i gjithë globi për lajmin tronditës së saj duke shtuar se këtë dhimbje do mund ta kalontëe më lehtë vetëm duke bërë atë që di të bëjë më mirë, të këndojë pëpara publikut.
“Dje në mëngjes isha duke qeshur me një shoqe duke i thënë ‘seriozisht, por si do ta kaloj koncertin tim në LA nesër mbrëma pa i thënë të gjithë audiencës se jam shtatzënë’”, u shkroi Jessie ndjekësve të saj në Instagram të enjten në mëngjes.
“Pasi shkova për skanimin tim të tretë dhe më thanë se nuk kishte më rrahje zemre. Kete mengjes, ndihem sikur nuk kam kontroll mbi emocionet e mia. Mund të pendohem që e postova këtë mbase edhe jo. Në fakt nuk e di! Ajo që di është se dua të këndoj sonte. Jo sepse po shmang pikëllimin apo procesin, por sepse e di që të këndoj sonte do të më ndihmojë. Kam bërë 2 shfaqje në 2 vite dhe shpirti im ka nevojë për këtë. Edhe më shumë sot. E di që disa njerëz do të mendojnë se thjesht duhet ta anulojë atë. Por në këtë moment kam qartësi për një gjë," shpjegoi Jessie.
“Kam nisur të këndoj kur isha e re nga gëzimi, për të mbushur shpirtin tim dhe terapinë e dashurisë ndaj vetvetes, kjo nuk ka ndryshuar kurrë dhe unë duhet ta përpunoj këtë në mënyrën time. Dua të jem e sinqertë dhe e vërtetë dhe të mos e fsheh atë që ndiej. Unë e meritoj atë. Dua të bëj aq sa mundem në këtë moment. Jo vetëm për audiencën, por edhe për mua dhe fëmijën tim të vogël që bëri më të mirën. Unë e njoh veten dhe e di që do të flisja për këtë në skenë sepse kjo jam unë. Pra, në vend të një fjalimi emocional me lot, duke u përpjekur të shpjegoj energjinë time, kështu ndihem më e sigurt”, ka shkruar ajo.
Pavarësisht dhimbjes së thellë që në këto momente këngatarja e mirënjohur po kalon ajo vazhdon të inkurajojë veten dhe gratë nga e gjithë bota duke i shprehur dashurinë e madhe që ndjen për to si dhe besimin se një ditë, dp të bëhët nënë.
“Vendosa të kem një fëmijë vetë. Sepse është gjithçka që kam dashur ndonjëherë dhe jeta është e shkurtër. Të mbetesha shtatzënë ishte një mrekulli në vetvete dhe një përvojë që nuk do ta harroj kurrë dhe e di që do ta kem përsëri. Dua të jem aq sa mund të jem në këtë moment... për veten dhe fëmijën tim të vogël që bëri më të mirën. Jam ende në shok, trishtimi është i jashtëzakonshëm. Por e di që jam e fortë dhe e di që do të jem mirë. E di gjithashtu se miliona gra në mbarë botën e kanë ndier këtë dhimbje dhe shumë më keq. Ndihem e lidhur me disa prej jush që njoh dhe ata prej jush që nuk i njoh. Është ndjenja më e dhimbshme në botë.”, vijon Jessie.
Postimi gjatë e prekës i Jessie J vijon me koncertin e rradhës që do të zhvillojë në Los Angelos duke i bërë me dije fansat që do qëdrojë e fortë para kësaj sfide të madhe që ka kaluar duke qënë një me publikun.
‘Kështu që do të shihemi sonte LA. Mund të bëj më pak shaka, por zemra ime do të jetë me ju”, tha Jessie.
Në vitin 2018, gjatë një shfaqjeje në Royal Albert Hall, Jessie njoftoi se nuk mund të mbetej shtatzënë natyrshëm dhe shpjegoi "dhimbjen dhe trishtimin. Pas dy viteve, Jessie postoi në Instagram “Gratë janë të pabesueshme! Ju dua të gjithëve. Kjo jam unë kur isha fëmijë. Një ditë, unë do të bëhem nënë”.