Sociale

Jeta e naftëtarit në godinën e një ish kantieri: Mbaj 5 frymë me bukë, shpresat i kam pasur tek uzina e Ballshit

25 Shtator 2020, 19:02| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 19:17

  • Share

FIER- Ky është Alban Mucaj, me profesion naftëtar.  Kur e nisi me pasion këtë punë nuk e mendoi se do vinte një ditë që do i kërcënonte mbijetesën e tij dhe të familjes. Përkeqësimi i gjendjes ekonomike nisi para një viti kur iu ndërpre paga nga uzina e rafinerisë së Ballshit,- thotë Muçaj.

“Mbaj 5 frymë me bukë. Ku kam të ardhura të tjera”, tha  naftëtari, Alban Muçaj

Bashkë më gruan e papunë dhe tre fëmijët jeton në këtë godinë të cilën e ka kthyer në shtëpi. Më herët ka qene një ambient pune për një kantier.

“Gjendja e ekonomisë hëëëë… Gjendja e ekonomisë së familjes sime sa vjen e mbi rrënohet. Të tërë shpresat i kemi pasur tek uzina e Ballshit “, shtoi ai.

Përveçse nuk ka asnjë dokument për banesën rrezikon edhe të shembet.

“Ja dha gurit u ça. Ja dha lisit u ça. Ja dha njeriut duroi. Me shumë shumë sakrifica. Kam dy vajza të vogla, djalin. Gruan e kam pa punë. Vetë pa punë.  Siç e shikoni këto janë gati për të rënë dhe për të na zënë brenda mua dhe fëmijët”, tregoi Muçaj.

Protestat dhe grevën e urisë e sheh si një vendim të drejtë pasi kërkon të marrë vetëm paratë që i detyrohet uzina ku investoi 20 vite të jetës së tij.

 

“20 vjet për 21 vjet. Më punëtori i uzinës. Me të ardhurat e uzinës mbaja familjen time. Gjithmonë uzina e Ballshit ka pasur problem”, shtoi ai.

Të njëjtën gjendje të vështirë po kalojnë edhe 800 punëtorë në uzinën e rafinerisë së Ballshit.

Godina ku jeton naftëtari Alban Mucaj
 

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?