Roberto Baggio dhe jeta në fermë

Jeta e Roberto Baggio-s në fshat, 'Bishtaleci Hyjnor' jeton në shtëpinë e rrethuar nga gjelbërimi dhe rrit kafshët

26 Dhjetor 2022, 19:34| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 07:37

  • Share

Roberto Baggio është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, teksa ishte një nga sulmuesit më të fortë të Italisë. Pas lamtumirës së tij me futbollin e luajtur më 23 janar 2013, "Bishtaleci Hyjnor", i quajtur kështu për shkak të flokëve të tij karakteristike, ndryshoi tërësisht jetën duke iu përkushtuar natyrës dhe fermës së tij në provincën e Vicenza-s. Sot Roberto Baggio jeton në fshat me gruan e tij Andreina dhe fëmijët e tyre, ku rrit kafshë dhe praktikon besimin e tij budist.

Roberto Baggio, fituesi i Topit të Artë në 1993 ndryshoi plotësisht mënyrën e jetesës. Pas sukseseve të shumta ai zgjodhi të largohej nga futbolli për t'iu përkushtuar një jete më shumë në kontakt me natyrën, në provincën e Vicenzës. Sulmuesi i njohur jeton në Altavilla Vicentina me familjen e tij ku ka një fermë dhe kujdeset për pasionet që ka.

Shtëpia e Roberto Baggio është një fermë e madhe  e rrethuar me gjelbërim. Ajo shtrihet në disa nivele dhe është e rrethuar nga hektarë pyje të dendur. Këtu ish-futbollisti tani rrit kafshë, praktikon budizëm dhe jeton me gruan e tij Andreina, me të cilën është i martuar për më shumë se tridhjetë vjet, me djemtë e tij Mattia dhe Leonardo , ndërsa vajza e tij Valentina jeton jashtë vendit.

Shtëpia dhe ferma në fshat është e ndërtuar me tulla dhe dru , teksa është e rrethuar nga një kopsht i madh i mirëmbajtur dhe hapësira të ndryshme të hapura me vende për zjarr dhe tavolina për kohën e lirë me familjen ose ku mund të pushoni në kontakt me natyrën.

"Bishtaleci", të cilit Netflix i ka kushtuar edhe një film, ka qenë gjithmonë mjaft i rezervuar për jetën e tij private. Nga postimet e pakta të publikuara në rrjetet sociale nga Baggio dhe familja e tij, dallohen disa detaje nga ambienti i brendshëm i shtëpisë së osh-futbollistit. Një ambient është dhoma e ndenjes me dy lartësi , me mobilim me stil dhe një dritare të madhe me pamje të mrekullueshme të natyrës përreth.

Për një ish-sportist si Roberto Baggio, mbajtja e formës fizike sigurisht që mbetet një synim edhe te familjarët e tij. Madje, në shtëpinë e tij ndodhet edhe një palestër private me foto dhe portrete të sulmuesit në mure.

Gjelbërimi që rrethon shtëpinë depërton brenda falë sipërfaqeve të shumta me xhana të shtëpisë. Në jetën e re të Roberto Baggio-s, kontakti me natyrën luan një rol themelor dhe vila e tij është një oaz mirëqenieje e zhytur në fshat.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?