Mrika Frroku çdo ditë bën 4 kilometra rrugë në këmbë për të kullotur bagëtitë. 76-vjeçarja me origjinë nga Mirdita dhe banim në Lezhë thotë se është e detyruar të punojë pasi pensioni prej 10 mijë lekësh në muaj nuk mjafton as për ushqim.
E takojmë nënë Mrikën rrugës së kalasë, teksa shtegton me tufën e dhive drejt malit, për të gjetur kullota. Vitet që mban mbi supe nuk ia kanë zbehur pasionin as fuqinë, sepse siç ajo thotë forcën e gjen tek natyra e ajri i pastër.
“Kam 35 vjet me bagëti. Forcën e gjej tek natyra e bagetia. Dal në mëngjes e kthehem nga ora 5 pasdite. S’kam me çfarë jetoj pensionin e kam 10 mijë lek. Asnjë ndihmë skam nga askush. Jam e vetmuar. Ne regjimin komunist kam punuar në administratë, sekretare partie. Tani kullos bagëtitë. Këto [bagëtitë] i kam si motra, si shoqe”, tregon 76-vjeçarja.
Mrika Frroku është ndër të paktat që mban bagëti të imta në Lezhë, pasi blegtorët po heqin dorë nga mbareshtimi i tyre për shkak të çmimit të ulët të qumështit, mungesës së subvecioneve dhe kullotave. Sipas INSTAT në mbarë vendin ka rënë numri i krerëve, ndërsa kahasojmë vitin 2022 me 2023.
INSTAT – BAGËTI E GJEDHE NË SHQIPËRI
Komente
