Fatin nuk e ndryshon dot dhe kur diçka është e shkruar të ndodhi, thjeshtë pranoje. Një lajm sa i bukur duke u cilësuar si mrekulli, aq edhe komik e interesant vjen nga Vietnami. Një foshnje ka ardhur në jetë, i shëndetshëm, në një kohë kur e ëma po mbrohej të mos mbeste shtatzënë.
Edhe pse ajo kishte vendosur një spirale intrauterine, kontraceptivi që duhej të parandalonte ngjizjen, kjo nuk funksioni, por për ironi të fatit foshnja doli duke mbajtur në dorë pikërisht kontraceptivin e nënës për t'i treguar 'se jeta është më e fuqishme se çdo gjë'.
Imazhi i foshnjës lindur në Vietnam në Spitalin Hai Pong, me spiralen në dorë është bërë virale në internet. Sipas doktorit që asistoi lindjen kjo është një situatë që ndodh shumë rrallë në 1 % të rasteve dhe se nuk mendonte që foto do të tërhiqte kaq shumë vëmendje.
"Shumë e rrallë, por e mundshme. Mund të ndodhë në 1% të rasteve. Lindja ishte e gjatë, imazhi i fëmijës që mban kontraceptiv ishte interesante, nuk kam menduar se do të tërhiqte kaq shumë vëmendje", - tha Dr. Tra Viet Phuong.