Artistja Ledina Çelo ka kohë që nuk sjell projekte të reja muzikore, por është personazh i dashur për publikun.
Ditën e sotme, Ledina publikoi një foto ku shfaqet shumë elegante me një fustan lejla, me një të çarë shumë të gjatë.
“Jeta është më e bukur pas të dyzetave”, ka shkuar këngëtarja ndërsa nuk kanë munguar komentet pozitive.
Prej vitesh, Çelo është zhvendosur së bashku me familjen në Gjermani. Këngëtarja ka lindur më 9 shkurt të vitit 1977 dhe momentalisht është 45-vjeçare.
E njëjta mbahet mend për një sërë hitesh që kanë pushtuar tregun muzikor shqiptar si: “Nesër shkoj”, “Të ndjej të huaj”, “Fal” e të tjera.