Aktori Bes Kallaku

‘Jeta është me të papritura’, Bes Kallaku bënë urimin e veçantë për 6-vjetorin e të bijës: Je lule e bukur e gjakut tim

12 Korrik, 11:31| Përditesimi: 12 Korrik, 12:09

  • Share

Aktori Bes Kallaku ka bërë një urim të veçantë për vajzën e tij Ajka, e cila ka festuar 6 vjetorin e saj të lindjes.

Me një postim në rrjetet sociale, aktori shkruan se jeta është plot surpriza dhe të papritura.

Urimi i Besit për vajzën e tij ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit e tij.

“Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre. Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem. Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Me dashuri, babi Bes!”, shkruan ai.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?