Dashi
Jeni në çift? Yjet nuk do arrijnë dot sot ta destabilizojnë atmosferën. Mund të keni ndonjë debat të vogël, po që do sqarohet sa hap e mbyll sytë. Beqarët do ëndërrojnë më shumë sesa duhet ndërkohë që realiteti nuk do jetë aq i bukur sa ata mendonin. Në planin financiar tregohuni më të organizuar nëse nuk doni që gjërat të marrin tatëpjetën.
Demi
Pritet që marrëdhënia në çift të jetë edhe më harmonike gjatë kësaj dite. Do e gjeni mënyrën e duhur për t’i kërkuar diçka partnerit tuaj dhe ai nuk do munde t’iu thotë jo. Beqarët do realizojnë një nga takimet me mbresëlënëse të jetës së tyre dhe gjithë rrjedha do iu ndryshojë me financat priten vështirësi e probleme. Nuk do e ruani dot ekuilibrin.
Binjakët
Dëgjojeni më shumë kujdes partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse vetëm në këtë mënyrë do e rigjeni lumturinë dhe harmoninë në çift. Beqarët do ja lënë gjithçka kohës dhe nuk do kërkojnë me padurim dikë për ta pasur pranë. Financat do jenë të qëndrueshme nëse shpenzoni me kujdes dhe maturi, ndërsa po e tepruar do keni vështirësi të mëdha.
Gaforrja
Nën ndikimin pozitiv të Jupiterit, jeta juaj në çift do jetë e mirë dhe pa probleme. Do e respektoni mendimin e partnerit dhe shpeshherë do keni të njëjtat ide. Duket se gjërat do fillojnë të ecin si duhet. Beqarët duhet të jeni realistë dhe të mos kërkojnë gjëra të pamundura. Të ardhurat fatmirësisht do kenë përmirësime të ndjeshme.
Luani
Dëgjojini këshillat e yjeve gjatë kësaj dite dhe shtojini dozat e fantazisë në jetën sentimentale. Do ndiheni më mirë si ju ashtu edhe ai që keni në krah. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë dhe të joshin atë që ju pëlqen. Mundësitë do jenë të shumta. Financat do kenë përmirësime të jashtëzakonshme falë një ndihme që do iu japin disa të afërm.
Virgjëresha
Do e keni më të lehtë të flisni hapur me partnerin tuaj dhe do i zgjidhni të gjitha telashet. Beqarët do jenë të turpshëm dhe do mbyllen në vetvete. Po vazhduat kështu nuk keni për të gjetur asnjëherë një partner. Financat do jenë të paqëndrueshme. Bëni kujdes!
Peshorja
Priten përmirësime të mëdha gjatë kësaj dite për ata që janë në një lidhje. Do tregoheni më të hapur me partnerin. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim të shpirtit të tyre binjak, por pa fat. Për financat do jetë një ditë e qëndrueshme dhe pa vështirësi. Do arrini t’i kryeni të gjitha shpenzimet pa pasur asnjë problem.
Akrepi
Jeta në çift nuk do jetë aspak e mirë sot. Do debatoni ashpër me partnerin dhe mund të merrni vendime ekstreme. Beqarët nuk duhet t’i ngatërrojnë çështjet sentimentale me ato profesionale sepse do vijë një ditë që do bëhen pishman. Perspektivat në planin financiar do jenë të mira. Do e dini sa të shpenzoni që situata të mos kenë përkeqësime.
Shigjetari
Ditë shumë e zakonshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët do e bëjnë më në fund për vete personin që pëlqejnë dhe do fillojnë një etapë të re në jetën e tyre. Të ardhurat do jenë në të njëjtën gjendje si disa kohë më parë.
Bricjapi
Nëse nuk doni të përballeni me zhgënjime më vonë, mos i jepni liri të plotë partnerit. Shprehjani ndjenjat, por mos bëni sikur ai është i vetmi që ekziston mbi rruzullin tokësor. Beqarët do ndihen mirë vetëm dhe nuk do e ndiejnë nevojën e dikujt në krah. Financat nuk do jenë shumë të mira, por pas disa ditësh priten përmirësime të paimagjinueshme.
Ujori
Ditë e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit edhe pse jo të gjitha dëshirat do iu plotësohen. Mundohuni të kënaqeni edhe me pak ndonjëherë. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri, por do jenë me fat në të tjerë sektorë. Financat për të gjithë do jenë shume të stabilizuara. Përfitoni për të kryer investimet më të domosdoshme.
Peshqit
Marrëdhënia në çift do jetë më intensive dhe më e thellë gjate kësaj dite. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe do merrni edhe vendime me rëndësi. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë para se të vendosin çfarë do bëjnë, megjithatë mundësitë që do iu jepen për takime duhet t’i shfrytëzojnë sot. Financat menaxhojini me sa më shumë seriozitet që të mundeni.
Komente
