Jeta në mjerim e familjes me 10 anëtarë në Dimal, kryefamiljarja: Fëmijët flenë në tokë, s’kemi ndihmë! As bukë nuk na japin është mbushur lista

26 Shkurt 2022, 22:30| Përditesimi: 26 Shkurt 2022, 22:34

  • Share

Në këtë shtëpi të rrënuar jetojnë 10 anëtarë të familjes Metani në fshatin Moravë të Dimalit. Në kufijtë e mbijetesës, kryefamiljarja Nadire Metani mbledh kanoçe për të ushqyer fëmijët dhe nipërit.

E takojmë 56-vjeçaren në të dalë të Poshnjes mbi 30 km larg shtëpisë së saj duke mbledhur nëpër kosha. Ajo është e vetmja që punon në familje, ndërsa bashkëshorti është ndarë nga jeta 4 muaj më parë....Nadire Metani ecën  çdo ditë me dhjetëra kilometra, por monedhat që siguron  nuk mjaftojnë as për bukë.

“Mbledh kanaçe e çfarë të gjej. Kjo është e vetmja e ardhur që kam, mund të marr 1000 mijë lek në ditë. Askush s’më ka ndihmuar, s’marr ndihmë nga shteti më thonë s’kemi fonde”, tha ajo.

Nadire Metani është e detyruar të blejë ushqime me listë në dyqane, ndërsa ka hyrë borxh dhe për varrimin e të shoqit.

“Shkoj në dyqane për një bukë dhe s’më japin se është mbushur lista. Me borxhe plot jam, bëra dhe varrimin e burrit, njerëzit duan borxhet që mora për burrin”, tha kryefamiljarja.

Bashkia e Dimalit nuk i ofron ndihmë ekonomike, ndërsa Komisionin Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP) i ka hequr pensionin e invaliditetit për djalin që vuan nga epilepsia.

“Kalamajtë flenë në tokë, kur bie shiu, uji hyn brenda. Kërkoj të më ndihmojë shteti, se kam dhe çunin me epilepsi”, u shpreh Metani.

Dikur ka pasur një ngastër tokë që është përmbytur nga prurjet e lumit Osum, ndërsa tashmë s'ka asgjë! Ajo vuan nga diabeti, por shqetësim kryesor janë fëmijët të cilët kërcënohen nga uria.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • thesi i çpuar: 27/02/2022 14:03

    O ju qe prodhoni çakull dhe mermer edhe ju te naftes apo te kromit, hiqni nje qime nga bytha juaj dhe jepjani ketij fakiri te rroje si njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?