Kampioni botëror i shahut, shkrimtari dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Garry Kasparov ndodhet në një vizitë në Tiranë, në kuadër të promovimit të librit të tij “Jeta si një lojë shahu”.
Takimi është organizuar në ambientet e rinovuara të Piramidës.
Në përurim mori pjesë Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe personalitete të artit, kulturës dhe sportit.
Në fjalën e tij, Eduard Shalsi u shpreh se, këto janë ditë të mbushura plot emocion sepse në Durrës po zhvillohet Kupa Evropiane e Klubeve të shahut me 110 ekipe pjesëmarrëse, një numër rekord.
“Pothuajse 10 vjet më parë mora një mesazh nga Edi Rama, ishte në Amerikë. U çudita nuk e dija se çfarë ishte dhe ishte diçka e pazakontë, ai kishte qenë në darkë me Garry Kasparovin dhe i kishte marrin fjalën që do vinte në Shqipëri, ishte viti 2014. ishte hera e parë, tashmë është hera e dytë që Garry vjen në Shqipëri dhe që prej asaj kohe kemi ruajtur një miqësi”.
“Vendosa të vij këtu, të ndihmoj Edin për t’ju takuar ju, për të takuar edhe kryeministrin që doli të jetë drejtuesi i një shteti të lirë që ka karakter dhe guxim për të ndërmarrë përballje me Rusinë në shkallë botërore. Mendoj se të gjithë e keni parë përballjen para pak ditësh në OKB dhe doja të thoja që ishte një akt kurajoje të madhe dhe shpresoj që drejtuesit e vendeve të mëdha të botës së lirë të kishin gjysmën e asaj kurajoje të kryeministrit Edi Rama se pastaj bota do ishte ndryshe”, tha Kasparov.
Kasparov është mjeshtër i madh i shahut dhe ish-kampion bote në këtë disiplinë nga 1984 e deri në 2005 kur u tërhoq. Ai u bë kampioni më i ri botëror në moshën 22-vjeçare kur mundi kampionin e atëhershëm Anatoly Karpov, me të cilin e mbrojti titullin tri herë, në 1986, 1987 dhe 1990.
Që kur u tërhoq nga shahu, Kasparov ia ka dedikuar kohën e tij të shkruarit, politikës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Me rastin e vizitës në Tiranë, Garry Kasparov është njohur me projektet e Ministrisë së Kulturës për ngritjen e vendeve të kujtesës rreth periudhës së diktaturës.
“Është e rëndësishme të pyesësh suksesin aq sa edhe dështimin.”- është një nga thëniet më të famshme të kampionit botëror./ata
Ku kemi mberrite, te gjykojne injorantet per gjenite e botes, hapu dhe !
Përgjigjupo ku mund dali na i lek ropt promovojn libra, parajapara politikes apo shtetesis ka perparsin
Përgjigju