Jeta ushtarake në Shqipëri/ Studentja e FA-së në Studio Live: E kam privilegj! Ambient maskilist? Është mit, jemi një familje

19 Korrik, 20:40| Përditesimi: 19 Korrik, 20:47

  • Share

Si është të jesh ushtarak në Shqipëri? Këto kohë ka pasur një fushatë edhe nga Ministria e Mbrojtjes për tu regjistruar në Forcat e Armatosura. Megjithatë ajo që bie në sy është edukimi ushtarak dhe përgatitja për një jetë të tillë jo civile.

Në Studio Live, një studente në akademinë e Forcave të Armatosura, Iljada Zhollanji dhe një pedagog, Adriatik Llaha treguan eksperiencat e tyre.

Zhollanji theksoi për Arbër Hitajn se është privilegj për të titullohet ushtarake.

'Është privilegje të jesh i veshur të titullohesh ushtarak. Ka qenë dëshirë e imja, e familjarëve dhe për të sprovuar veten dhe për ta parë botën ndryshe. Unë jam me programin 3 vjeçar. Ja vlejti, ndjehem krenare që jam në pëfundimin e bachelorit. Studioj shkenca ushtarake.'

Pedagogu dha më shumë detaje nga programet në Akademinë e FA-së.

'Akademia e FA bën pjesë në arsimin e lartë. Ofron dhe një gamë më të gjerë. Përbën shkakun pse të rintë të tërhiqen tek akademia e FA. Kemi adoptuar një model të ngjashëm me Ëest Point, akademia më e madhe në SHBA. Jemi konsultuar me ta. Është model amerikan. Cikli i parë shtrihet në 4 vite studimi. Në përbërje ka 4 programe. Karakteri, i edukimit fizik dhe programi ushtarak. Krahas programit akademik. E bën më atraktiv dhe është institucioni i vetëm që ofron edukim në fushën e mbrojtjes. 60-70 kuota për oficerë. Këtë vit kemi 7 studentë. Kemi program studimi. Kemi TIK në fushën e mbrojtjes, marrëdhënie ndëkombëtare dhe shkenca komunikimi. Ofrojmë studim në ciklin master. Implementojmë dy programe të reja, siguri ndëkombëtare, shkenca kompjuterike dhe inteligjenca artificiale.'

Zhollanji më tej shtoi specifikat në jetën e saj si studente në Akademi.

'Ndryshon nga akademitë e tjera, nga vetë natyra e të qenit ushtarake. Nuk do e krahasoja me asnjë universitet tjetër. Ka specifikë, nis me zgjimin herët , përgatitje fizike, më pas ne kalojmë te rregulli i brendshëm. Konsumimi i ushqimit dhe më pas mësimi rreth 5, 6, 7 orë. Pasditja e lirë, kur ka përgatitje fizike, arti, sporti ku mund të gjejmë veten. E programuar gjithë dita. Në këtë jetë kemi të bëjmë me tepë aktivitet që nuk do i provoja në jetën civile.'

Sa i përket balancës gjinore, ajo thotë se është një mit që ambjenti i tillë është maskilist. Për të aty ka një familje e cila qëndron bashkë.

'Është një mit. Pjesa më e madhe të gjithë jemi me idenë që shyqyr që kemi zgjedhur këtë profesion. Nuk është ambjent maskilist. Kemi përkrahje e të gjithë gjinisë mashkullore me të cilët kalojmë kohën. Jemi një familje që i gjendemi njëri tjetrit në krah.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?