Jetesa mes ujërave të zeza e banorëve në Lezhë kthehet në kërcënim për shëndetin, lagja 'Varosh' pa kanalizime prej kohësh

1 Mars 2021, 20:25| Përditesimi: 1 Mars 2021, 20:30

  • Share

LEZHË- Banorët e lagjes "Varosh" në hyrje të Lezhës përballen çdo ditë me pamjen e shëmtuar dhe erën e rëndë. Ujerat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, si shkak i degradimit të infrastrukturës nën tokësore.

Kjo situatë vijon prej shumë kohësh duke u kthyer në kërcënim serioz për shëndetin e qyterarëve. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje kanalizimeve.

Problematika të tjera në këtë lagje janë mungesa e ndriçimit dhe rrëshqitja e vazhdueshme e gurëve nga kodra. Ndërtimet e reja kanë shtuar numrin e popullsisë në këtë zonë, ndërsa nuk është ndërhyrë nga bashkia për zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve.


 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bjordi: 01/03/2021 20:37

    Keni bere ndertime te paligjshme,,prandaj vuani keshtu...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?