Jetimi që ndihmon jetimët, kandidat për çmimin ndërkombëtar

30 Qershor 2020, 12:51| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 13:45

  • Share

Alfred Muharremi është i pari shqiptar kandidat për çmimin 'Herman Gmeiner', i cili është një fondacion kryesisht për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Alfredi i rritur vet në fshatin Sos, pa mbështetjen e familjes, për fat është shëndërruar sot në një shembull për të tjerët.

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ai foli për këtë nominim mjaft të rëndësishëm ndërkombëtarë, ku është renditur në 8 finalistët, duke shënuar kështu të parin shqiptar që arrin kaq pranë çmimit të parë. Alfredi  prej vitesh është anëtar i bordit drejtues të Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri. Ai i ndjek me vëmendje cështjet që kanë lidhje me ta.

‘’ Aktualisht për herë të parë në 70 vite SoS fshatrat e fëmijëve në Shqipëri është kualifikuar në 8 finalistët e çmimit ndërkombëtar ‘’ Herman Gmeiner Haward 2020’’ , është një çmim që nderon figurën e modelit Herman Gmeiner, I cili krijoi organizatën e shtrirë në 136 vende të botës. Jam i lumtur që Shqipëria për herë të parë  është në këtë finale dhe e kanë përzgjedhur si finaliste’’ shprehet Alfred Muharremi.

Ndërsa i pyetur për skandalet ku janë implikuar disa nga institucionet e kujdesit shoqërorë për fëmijë shprehet se ka qenë kërkesë e vet grupit të të rinjve që të denoncojë dhe të faktojë të gjitha abuzimet që kanë ndodhur në kohë, ndër vite nga institucionet shtetërore të përkujdesit për këta fëmijë.

‘’ Kjo ka qenë një iniciativë për t’i treguar shtetit, që nuk mjaftojnë vetëm paratë për t'u kujdesur për fëmijët por mjaftojnë politikat sociale, mjafton që të ketë një staf të mirëkualifikuar dhe një staf të edukuar. Modeli I familjes SOS realisht mund të them se është si një familje e vërtetë. Aty ti trajtoheshe si qënia më e rëndësishme e saj, të dhurohej dashuria. mbrojtja siguria, ishin jashtëzakonisht me shumë standarte'' thotë ai. 

Alfredi shprehet se në fakt në institucionet shtetërore të përkujdesit për këta fëmijë  ka probleme të theksuara.

‘’ Ajo që e shikoj si domosdoshme dhe që e shikoj si gjënë kryesore e cila ka penguar në integrimin e kësaj kategorie është kuadri ligjor. Ne duke marrë një iniciativë …..shpresojmë që ti japim fund problemeve të 30 viteve që kanë rrjedhur nga moszbatimi i ligjit për statusin e jetimit, është në ligj zero funksional, zero i zbatueshëm’’ shprehet ai.

Ky është linku ku mund të votoni për Alfred Muharremin: https://www.sos-childrensvillages.org/who-we-are/hermann-gmeiner-award/2020-hermann-gmeiner-award 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?