Jetoi tre vite në Luhansk, ish-futbollisti Parid Xhihani hap derën për miqtë e tij në Ukrainë: Kam kontaktuar me 3 shokët e mi, janë të shokuar! Do t'i pres në Shqipëri

25 Shkurt 2022, 13:01| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 13:15

  • Share

Parid Xhihani ish-futbollist shqiptar, i cili ka jetuar dhe luajtur me ekipin Zorya Luhansk, për 3 vite në Luhansk në Ukrainë, rajonin ku nisi konflikti me Rusinë, thotë se ka hapur dyert për miqtë e tij në Ukrainë. Në një intervistë për ‘Sot live në Shqipëri’, Parid Xhihani, tha se ka kontaktuar me 3 miqtë e tij në Ukrainë, për të cilët ka hapur dyert e shtëpisë në Shqipëri dhe tha se nëse ato do të kalojnë kufirin në Poloni do të strehohen tek ai.

‘Kam folur me të gjithë miqtë e mi që janë atje. Atje është një luftë shumë e madhe dhe nuk e prisnin se do të ndodhte, janë shumë të shokuar nga kjo situatë. Kam komunikuar me shokë të mi! Unë u thash se kudo që janë, shtëpinë time e kanë të hapur. 3 shokët e mi, po të kalojnë Poloninë, do të vijnë në Shqipëri dhe do t’i pres unë. Në 2019 më kanë telefonuar shumë shokë dhe miq kur ra tërmeti. Unë kam shumë vite që jam larguar, por kam ruajtur ’- tha Xhihani.

Ish-futbollisti shqiptar, kujtoi me mallëngjim kohën që ka jetuar në zonën e zjarrtë të luftës, dhe u shpreh se populli atje është shumë i edukuar dhe shumë dashamirës. Po ashtu ai u shpreh se qyteti tashmë është braktisur dhe se nuk ka më jetë si më parë.

‘Kam jetuar në Luhansk, aty ku është pjesa më e zjarrtë e luftës, janë kufi me Rusinë. Si popull ukrainas janë një nga popujt më të mirë dhe të edukuar. 3 vite që kam lozur unë atje dhe nuk ka pasur asnjë lloj incidenti. Jam në historinë e atij klubi, si lojtari më i mirë i huaj që ka shënuar më shumë gola. Janë një popull shumë dashamirës dhe shumë i edukuar. Më vjen keq që ai qytet shumë i bukur, rreth 1 mln banorë, të shkatërrohet në atë mënyrë. Atje qyteti është braktisur, stadiumi është prishur. Nuk ka më jetë në atë lloj qyteti, është braktisur dhe jeton vetëm mosha e tretë. Lufta atje ka filluar që në 2013.’-  u shpreh Xhihani.

Pushtimi rus i Ukrainës po merr përmasa gjithnjë e më tragjike. Në ditën e dytë të bombardimeve, raportohet se forcat ruse janë futur tashmë në kryeqytet, Kiev, teksa forcat ukrainase po luftojnë për të rezistuar, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të armatosen për t'u mbrojtur.  

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?