Sport

'Jetoj në Itali, por përfaqësoj vendin e origjinës!' Formohet për herë të parë ekipi kombëtar i femrave në tenis

9 Qershor 2021, 15:13| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 16:37

  • Share

Për herë të parë Shqipëria do përfaqësohet me kombëtaren e tenisit për femra në një event ndërkombëtar. Vajzat kuqezi do të marrin pjesë në ‘Bill Xhin Cup’ në Lituani.

“Është një nder shumë i madh, duke ditur se tenisi ka qenë pjesë e jetës timë. Kam dashur të arrij diku dhe të përfaqësoj vendin tim. Është gjithashtu një emocion shumë i madh,”-u shpreh Grejsi Bajri.

Kristi Dule është kampionia e Shqipërisë në tenis që vjen nga Italia. Së fundmi ajo ka mësuar rrjedhshëm edhe shqipen, ndërsa ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e origjinës së prindërve.

“Babi dhe mami im janë me origjinë shqiptare. Unë kam lindur në Itali, por më pëlqen më shumë Shqipëria. Unë erdha nga Italia këtu për t’u bërë pjesë e kombëtares shqiptare të tenisit. Luajta në turne këtu dhe ishte shumë shumë e vështirë, por fitova sepse luajta mirë,”-tha Kristal Dule, kampione e Shqipërisë.

Ndërkohë kombëtaren e djemve e pret një kompeticion i vështirë si ‘Davis Cup’.

“Synimi është që të ngrejmë gjithmonë flamurin më lart. Çdo vit grupi po bashkohet dhe po bëhet më i fortë. Stërvitja gjithashtu po bëhet më e mirë dhe shpresojmë që këtë vit të përfaqësohemi më mirë,”-u shpreh Martin Muedini, kampion i Shqipërisë.

Presidenti i federatës nuk premton surpriza në garat ndërkombëtare, por është me këmbë në tokë.

“Duke ditur nivelin e lartë që ka bota në tenis dhe traditët që trashëgojnë prej vitesh ne objektiv kemi që të rritemi në renditje. Nëse sot jemi të 104 në botë mendojme që në këtë aktivitet të shkojmë poshtë 100-es,”-tha Ferdinand Sulo, president i federatës së tenisit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?