Përfaqësuesja e PD-së, Albana Vokshi u takua me banorë të komunitetit rom në Durrës, të cilët janë shprehur të revoltuar se janë braktisur nga qeveria dhe bashkia. Ata tregojnë kushtet e vështira të jetës dhe pamundësinë për të shkolluar fëmijët, mungesën e ndihmës sociale dhe nëpërkëmbjen në zyrat e administratës.
“Jam me fëmi të paralizuar në shtëpi. Jemi shtatë vetë në shtëpi dhe jam pa punë, pa asistencë, pa përkrahje sociale, pa një ndihmë nga shteti. Asgjë. Askush nuk na ka ardhur për librat, çantat, maskat. Askush nuk ka ardhur. Ne jemi të mbytur në borxhe për ushqimet që marr për fëmijët”, shprehet një kryefamiljare.
“Jemi 14 vetë në një shtëpi, djali ka katër fëmijë, s’kemi asnjë ndihmë, bukë nuk kam t’u jap fëmijëve të hanë”, thotë një banore.
“Fëmijët tanë romë janë të varfër, pandemia na ka mbytur fare, tërmeti na ka dëmtuar. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë, asnjë bonus. Ndihmat na kanë ardhur nga Kosova. Nga qeveria nuk na kanë ardhur. S’kemi pasur asnjë mbështetje as nga Bashkia, megjithëse jemi rreth 100 familje”, u shpreh i revoltuar një banor.
Vokshi tha se mjerimi i komunitetit rom shkaktohet nga vjedhja që qeveria dhe autoritetet e tjera bëjnë përmes projekteve që janë dedikuar për komunitetin, por mbushin xhepat e pushtetarëve.
Deklarata e plotë e Albana Vokshit:
T’i bëjmë thirrje, jo qeverisë së sotme, sepse harrojeni që ajo do të mendojë për ju, ju ka lënë të braktisur kaq vite, por ne do të mundohemi që të rikthejmë vëmendjen ndaj komunitetit. Ju takon. Asgjë të jashtëzakonshme nuk do të bëjmë, vetëm do të zbatojmë ligjet, do të zbatojmë programet. Janë fondet që janë të dedikuara për komunitetin rom që vidhen dhe shkojnë në xhepat e tjetër kujt dhe nuk vijnë për mbështetjen tuaj. Nesër, kur të jemi në qeverisje t’ju japim atë që ju takon, që të mos dridheni që po vjen një oligark që t’ju rrëmbejë tokën apo pronën, që t’ju nxjerrë në rrugë dhe mos keni ku të strehoni fëmijët. Ajo çka ne premtojmë sot është rikthimi i vëmendjes, është punësimi. Mos kërkoni lëmoshë, kërkoni të punoni që të paguani faturat e dritave, që të ushqeni fëmijët dhe të bëni një jetë të denjë, është e drejtë kushtetuese, është e drejtë ligjore. Nuk do t’ju japim lëmoshë. Do të rikthejmë vëmendjen, do t’ju riintegrojmë në shoqëri. Kjo qeveri nuk jua siguron dot. Ajo vjedh paratë me tenderat sekretë, paratë që duhej të vinin për ushqimin, për shërbimin shëndetësor dhe të vinin për arsimimin e fëmijëve. Do të vazhdojmë të jemi këtu me ju.
Po mire moj zonja Vokshi qe po i qani hallin ketij komuniteti ju kur ishit ne pushtet cfare bete per kete komunitet ??? Asgje po tani po ju mbarojne alternativat me shpif keni fillu me komunitetin rom pika qe sju bie jeni bere si ato plakat thashethemexhije
PërgjigjuO Albana llapazonja.Ato nuk kan karta identiteti .As edhe nje vote nuk do marresh nga romet se vota romeve shkon vetem per Edi Ramen.
PërgjigjuO Teta Vokshi po cojini ca maska o llaxore
PërgjigjuNuk kan me honger por barkun deri ke goja e kon amo.
PërgjigjuKjo mbesa e Bije Vokshit,ija që strehonte Tarasin me shokët Komunistë..tani Kapitaliste multi milionere..,po i qan gjoja hallin këtyre që po pëlcasin nga e hongmja e e linja...
PërgjigjuKetyre ju dashka rralluar racioni i bukes se do i demtohet shendeti me gjithe ato barqe qe po shoh ne video.
PërgjigjuSa qesharake kjo teta vokshi
PërgjigjuPer marshalla po ju plaste barku nga te pa ngrenet njeri me i shendosh se tjetri. Beini vet krahasimet me familjet vertet ne nevoj, kush ka sy sheh kush ka teser partie ben politik
PërgjigjuBaxhella Vokshi u qan hallin romeve pika qe nuk i bie ne rrashte te kokes
PërgjigjuDale nga dal po shpalosin, se si i kan fituar votat e meparshme!!!! U vinin njerezve qe shesin interesin e tyre per nje thas miell. Po mire mo "te persekutuarit" e shekullit, kush jua ndertoj shpite ku rrini??? PD apo Lali Eri me USA??? Ore po te jet per te ankuar, aty ankohet dhe Lulushka me Cizmonen qe i kan vilat koleksion!!!! Ka ndonje permiresim nga kur ishit ne kohen e PD??? Ju kane vajte fondet e USA tamam apo sakat si ne kohen e SAL/LULUSHKES???
Përgjigjuja prisni se do ju japi kjo vokshi
Përgjigju