Rama dhe Jetona Koçibelli

Gazetarja Jetona Koçibelli emërohet drejtore e COD në kryeministri

5 Shtator, 18:46| Përditesimi: 5 Shtator, 19:28

  • Share

Jetona Koçibelli, që prej shtatorit 2024 është Drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog pranë Agjencisë për Dialog dhe Komunikim, Këshilli i Ministrave, Tiranë.

Koçibelli mban një Diplomë Bachelor (BA) në “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” (2011) dhe një Diplomë Master Shkenor (MSc) për “Marrëdhëniet me Publikun” (2016), nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Përveç arsimimit të saj formal, Jetona ka pasuruar më tej ekspertizën e saj profesionale përmes një sërë kualifikimesh të specializuara, duke përfshirë: Trajnime dhe studime të avancuara për gazetarinë investigative nga Rrjeti Ballkanik i Raportimeve Investigative (BIRN) (2015); nga Agjencia Ndërkombëtare Franceze e Lajmeve (AFP) (2010); Trajnime të fokusuara në çështjet mjedisore, nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) (2011); Seminare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara mbi Konventat e OKB-së, nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (2011); Trajnime për Promovimin e Pjesëmarrjes së Grave në Politikë përmes Mediave Sociale, nga Instituti EUNACAL (2011), etj.

Gjatë dekadës së fundit, ajo ka shërbyer si Autore, Producente, Prezantuese, Gazetare e mirënjohur për televizionet: Top Channel (2016 deri më sot), si – Autore dhe Drejtuese e Emisionit “ArtKand”, Autore e Emisionit “Exclusive”, Gazetare në Departamentin e Lajmeve; dhe në një gamë të gjerë temash kulturore; Klan (2014-2015), si – Gazetare; A1 Report (2013-2014), si – Gazetare për Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2013, Intervistuese dhe Prezantuse Rubrikash; TV Channel One (2011-2013), si – Moderatore e dy Emisioneve “Profil Artisti” dhe “Rubrika e Librit”.

Për më tepër, Koçibelli është e angazhuar si Konsulente dhe Promovuese Arti, duke ofruar ekspertizën e saj të vlefshme në zhvillimin dhe kurimin e ekspozitave si – “Gruaja Horizont” (2023) dhe “Backstage Show” (2024) – dhe projekteve të ndryshme artistike. Si një estete dhe kritike arti, ajo ka një ndjeshmëri të veçantë ndaj së bukurës dhe artit. Ajo është gjithashtu njohëse shumë e mirë e kulturës, artit, letërsisë, dhe politikës shqiptare. Gjatë karrierës së saj, Jetona ka kontribuar në krijimin dhe zhvillimin e dokumentarëve historikë dhe artistikë. Ajo zotëron gjuhët angleze dhe italiane me një nivel të lartë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?