Ministri i Brendshëm Taulant Balla në prag të festës së ndërrimit të viteve i ka dhuruar çelsat e shtëpisë së re familjes Musai në Levan të Fierit.
Disa muaj më parë, kur e zonja e shtëpisë e quajtur Katerina, 31 vjeçe, solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, Balla i dha fjalën se familja e saj do të kishte një shtëpi te re me kushte normale për festat e fundvitit.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri Balla shkruan se 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e vitit të ri në shtëpi te re, ndërsa i uron gjithë shqiptarëve gëzuar vitin e ri 2024.
"Levan, Fier
Kur Katerina 31 vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, i dhamë fjalën se do të kishte një shtëpi me kushte normale për festat e fundvitit. FJALA U MBAJT! 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e vitit të ri të gëzuar. GËZUAR 2024",- shkruan Balla,
Urime z minister bravo per vemendje qe po ju kushton njerëzve ne nevojë mendoj dhe shpresoj qe kjo mos jetë nje show i radhës por nje ndihmen nga ndjenja njerëzore
PërgjigjuPrsh. Urime per kete dhurate te mrekullueshme ministrit Balla por: Duhet qe dhurime te tilla te behen cdo dite nga Qeveria, sepse ka shume e shume te tjere tjere qe jane te pa strehe.
Përgjigju