Kronikë

Lezhë/ Gruaja godet me sende të forta fqinjin! Përleshen fizikisht kunatat, përfundojnë të dyja në spital! Denoncon babi i njërës prej grave: Vajza ime kishte urdhër mbrojtje

5 Korrik 2021, 21:56| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 22:34

  • Share

LEZHË- Dy gra kanë përfunduar në spital pas një konflikti që kanë pasur në familje. Ngjarja ka ndodhur në fshtain Markatomaj të Lezhës, ndërsa gratë e dëmutuara, janë kunata me njëra-tjetrën.

Njëra nga të dhunuarat është identifikuar si Dava Ndoj, 33-vjeçe. Një një prononcim për mediet babai i saj, thotë se ajo është me urdhër mbrotje dhe konfliktet mes tyre kanë nisur që në muajin janar. Babai i 33-vjeçares shprehet se ai kërkon drejtësi për gjithë këtë situatë.

'Jam baba i Dava Ndojit. E kanë sulmuar vajzën time fizikisht, vjehrri me gjithë vajzën e vet të martuar, djali vajzës që është 20 vjeç, dhe dy mbesat, kanë sulmuar Davën fizikisht. Vajza ime është me urdhër mbrojtje. Ditën e premte vendimi i gjykatës ka qenë i formës së prerë, të çojë energjinë elektrike të çoji ujin. Çelësat e shtëpisë nuk i ka pas Dava i ka pas vjehrri dhe gjykata ka urdhëruar që të ndërrohen dhomat e fjetjes. Konfliktet kanë ndodhur qysh me datën 16 janar. Vajza është e dhunuar, i kanë shkulur flokët nuk lëviz dot qafën. Unë kërkoj drejtësi.'- tha babai i 33-vjeçares.

Ora 22:21
Konflikt mes fqinjëve në Lezhë, gruaja godet me sende të forta një burrë

LEZHË-Një tjetër konflikt ka ndodhur mes një gruaje dhe një burri, të dy fqinj me njëri-tjetrin, i cili ka precipituar në dhunë fizike. Ngjarja ka ndodhur në Tale të Lezhës, ku burri është goditur me sende të forta nga fqinja e tij.

Burri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet pranë spitalit të Lezhës, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhen e ngjarjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?