Foto ilustruese

Jetonin në resorte luksoze dhe përdornin makina me qera për të mos u zbuluar, goditet grupi kriminal shqiptar në Spanjë, si transportohej droga drejt Europës veriore

17 Nëntor 2022, 18:49| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 18:54

  • Share

Policia spanjolle ka goditur një organizatë kriminale shqiptare që vepronte në rajonet e Granadës dhe Malagës në Spanjë. Grupi merrej me kultivimin dhe transportimin e sasive të mëdha të marihuanës drejt Europës veriore. Në pranga kanë rënë pesë persona nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale.

Të arrestuarit janë një shtetas spanjoll 27-vjeçar pa precedentë policie, së bashku me katër burra të tjerë me origjinë shqiptare. Hetimi për grupin kriminal shqiptar nisi vitin e kaluar pas zbulimit të një plantacioni kanabis në qytetin e Granadës.

Shtetasit shqiptarë të kësaj organizate kriminale kishin vendosur vendbanimin e tyre në resorte luksoze në qytetin turistik të Mijas-Costa dhe po hetoheshin nga grupi i krimit të organizuar të Komisariatit të Policisë Fuengirola.

Për të vështirësuar gjetjen e tyre nga punonjësit e policisë, këta persona kanë përdorur automjete të marra me qira me dokumentacion të falsifikuar , shkruajnë mediat e huaja.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?