VIDEO/ Jetonte e vetme në kasolle, nënë Nazja tashmë e strehuar në rezidencën për të moshuarit, reciton këngë patriotike

8 Dhjetor 2023, 21:55| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 22:58

  • Share

Kanë kaluar rreth një muaj që kur nënë Nazja, e cila jetonte e vetme prej 20 vitesh në një shtëpi gërmadhe në fshatin e largët Muçan të Elbasanit, është strehuar në rezidencën e të moshuarve në Tiranë 'Shtëpia në Kodër'.

E sot duket se nënë Nazja duket e kënaqur me jetën e re. Në një video të publikuar nga rezidenca ‘Shtëpia në Kodër’, nënë Nazja duket mirë me shëndet dhe po reciton një poezi patriotike.

Report Tv çoi deri në fund misionin për të ndihmuar nënë Nazen dhe pas publikimit të historisë së trishtë arriti të mundësoje zgjidhjen për 85-vjeçaren.

Shqiptarët zemërmirë reaguan duke shprehur keqardhje, por dhe solidaritet për gjendjen në të cilën është lënë e moshuara si nga fëmijët që rriti ashtu dhe nga institucionet. Elda Betaj, drejtuese e rezidencës për të moshuarit “Shtëpia në Kodër” e ndodhur në Ibë, mori përsipër ta strehojë në qendrën e saj nënë Nazen. 

Naze Jaupi, 85 vjeç rrëfeu për Report Tv jetën e mundimshme. Burri i parë i vdiq pasi e goditi rrufeja. E la në moshë të re dhe pa fëmijë. Familja e martoi në fshatin Muçan, me një burrë që kishte 4 fëmijë jetimë. I rriti 4 fëmijët e burrit si të ishin të sajët. Tre vajza dhe një djalë, që kanë krijuar familjet e tyre dhe kanë braktisur njerkën, duke e lënë në kushtet ekstreme të mbijetesës.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?