Në një moment të caktuar kushdo nga ne mund të ketë pasur mundësi për të marr apo për të dhënë ndihmën e parë mjekësore. E shtuna e dytë e shtatorit shënon çdo viy Ditën botërore të ndihmës së parë, por sa të ndërgjegjësuar janë qytetarët.
Devi Filaj tani është 18 vjeç, por ishte vetëm një adoleshent kur ka rastisur dëshmitar okular i një aksident automobilistik. Sot ai tregon se i ka mbetur peng që nuk ka mundur dot t’i jepte ndihmën e parë të dëmtuarve, edhe pse dëshirën e kishte shumë të madhe.
Sot pas disa vitesh Devi është vullnetar tek Kryqi i Kuq. Jo vetëm i pëlqen të ndihmojë të tjerët në rast nevoje, por shpesh ndan dhe mesazhe ndërgjegjësuese me shokët e tij.
Në ditën botërore të ndihmës së pare Kryqi i kuq organizoi konkursin e 24 Kombëtar të Ndihmës së pare me pjesëmarrjen e 400 vullnetarëve ku demonstrohen teknikat jetëshpëtuese në 8 situata të ndryshme aksidenti.
Saidi Bushaj, koordinatori i ndihmës së pare në Kryqin e Kuq tregon se ndërgjegjësimi qytetar është rritur, por ka ende shumë punë për të bërë.
Në të gjithë botën në këtë ditë organizohen aktivitete ndërgjegjësuese për të rritur numrin e personave të trajnuar dhe duke reduktuar kështu numrin e vdekjeve që vijnë si pasojë e mos-dhënies në kohë të ndihmës së parë.