Blendi Klosi

Japonezët investojnë 1.62 mln euro në Karavasta, Klosi: Natyra gjëja më e shtrenjtë që kemi

8 Tetor 2020, 12:31| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 13:28

  • Share

Qeveria Shqiptare arrin nënshkrimin e marrëveshjes me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Kjo marrëveshje ka si objektiv bashkëpunimin për ngritjen e kapaciteteve për përmirësimin e menaxhimit të ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ceremonia u nënshkrua në mjediset e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Ndërsa morën pjesë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi, Ambasadori i Japonisë në Tiranë, z. Ito Makoto dhe përfaqësuesi Rezident për Ballkanin Z. Takeiçi Jiro. Projekti ka një vlerë prej 1.62 mln euro si dhe do të zgjasë 3 vjet.

Unë edhe ja kërkova këtë ambasadorit, përfaqësuesit të JICA-s në qoftë se duam ta ruajmë lagunën nga efektet natyrore duam padyshim të ndërhyjmë në kanalin që lidh lagunën me detin. Dhe në rast se kjo nuk bëhet nga projektet e JICA-s të shohim mundësinë e investimeve shtetërore në ruajtjen e jetë gjatësisë të lagunës që si çdo pasuri tjetër është në rrezik nga efekte të ndryshme qoftë dhe vetëm natyrore. Po ashtu me ambasadorin kemi rënë dakord edhe në prezencën e ministrit japonez të shtetit për Mjedisin, zotit Kjuçi, që të kemi investime japoneze qoftë edhe në transformimin e objekteve të turizmit në zonën e Divjakë Karavastasë, ku ndërtimi i një parku japonez me bimë unikale japoneze në kullën e Divjakës besoj se është një projekt që do të marrë jetë shumë shpejt”, tha Ministri Klosi.

Ndërkohë Ambasadori i Japonisë Z. Ito theksoi faktin se problemet mjedisore tashmë, janë një sfidë e përbashkët. Ato variojnë nga shqetësime të vogla ditore deri në çështje globale.

Projekti pritet të promovojë një qasje të menaxhimit të bazuar në eko-sistem dhe forcimin e funksionit të këtij Parku Kombëtar. Ky projekt është më i ri në vargun e Projekteve të Zhvillimit që Japonia ka zbatuar në Shqipëri në sektorë të ndryshëm si infrastruktura, bujqësia, shëndetësia, zhvillimi dhe planifikimi hapësinor”, tha Z. Ito. Zhvillimi dinamik dhe urbanizimi i shpejtë po çojnë në degradimin dhe copëtimin e habitateve natyrore. “Mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e biodiversitetit, përfshirë jetën e egër, është thelbësore për Shqipërinë, spese humbja e biodiversitetit rezulton në çekuilibër të ekosistemit dhe ndikimit negative në jetesën e tyre. JICA po punon vazhdimisht në të gjithë botën për të mbështetur ruajtjen e biodiversitetit, duke promovuar bashkëjetesën harmonike të natyrës dhe njerëzve”, tha përfaqësuesi Rezident i JICA për Ballkanin, Z. TAKEIÇI.

Nënshkrimi i marrëveshjes

Komento

Komente

  • hasani: 09/10/2020 00:18

    1 MILION NE TURIZEM JANE PAK,,,SHQIPERIA DO 1 MILIARD EURO NE 5 VJET NE TURIZEM QE TE ARRIJME NIVELET EUROPIANE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?