Sulmuesi 22-vjeçar i Real Madridit, Vinicius Junior ra preh e një sulmi racist në humbjen e të tijve 1-0 me Valencian në "Mestalla" fundjavën e shkuar. Të shumta kanë qenë reagimet në mbështetje të futbollistit, teksa në Brazil kanë bëtë një gjest emocionues, duke fikur për një orë ndriçimin e statujës së Jisu Krishtit në Rio de Janeiro.
Në rrjetet sociale Vinicius postoi foton e statujës së madhe të Krishtit në Rio de Janeiro, të errësuar në shenjë solidariteti ndaj lojtarit brazilian.
"I zi dhe imponues. Krishti ishte pikërisht kështu. Një gjest solidariteti që më emocionon shumë dhe që më shtyn edhe më shumë ta çoj në fund këtë luftë. I vlerësoj shumë të gjitha përpjekjet për mbështetje që kam pasur këto muajt e fundit. Si në Brazil, edhe në botë. E di saktësisht nga kush”, shkruan Junior në kanalet e komunikimit.
Sipas medieve në Spanjë, shtatë persona janë vendosur në pranga për fyerjet kundër brazilianit. Bëhet fjalë për tre të rinj në Valencia, të cilët dyshohet se kanë fyer me sulme raciste brazilianin. Në të njëjtën kohë, policia e Madridit njoftoi arrestimin e katër personave që dyshohet se ishin të përfshirë në një incident të ndodhur në fund të janarit në kryeqytetin spanjoll, me viktimën sërish që ishte Vinicius.