Është rindezur përplasja në distancë mes deputetit britanik Nigel Farage dhe kryeministrit Edi Rama. Pas akuzave të Farage, sipas të cilit në Angli një shqiptar në çdo 50 ndodhet në burg, Rama ishte përgjigjur me një bast: nëse kjo shifër është e vërtetë, jam gati t’i marr të gjithë këta të burgosur shqiptarë në atdhe.
Farage e pranoi menjëherë sfidën dhe sot është rikthyer te tema duke propozuar një tjetër shifër: sipas tij, shqiptarët në burg në Britaninë e Madhe janë madje një në çdo 48, dhe për këtë arsye Shqipëria duhet t’i marrë ata përsëri në vendlindje.
Por Rama nuk pajtohet dhe e ka kundërshtuar sërish Faragen: sipas tij, shifrat e Farage janë sërish të gabuara, sepse shqiptarët e arrestuar janë një në çdo 100, për shkak se numri i shqiptarëve në Angli është 140 mijë dhe jo 53 mijë, siç pretendon Farage.
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
I dashur
@Nigel_Farage,
Gjyshja ime katolike, Zoti e pastë mëshiruar, më kujtonte shpesh një proverbë latine: Errare humanum est, sed perseverare diabolicum. Që në përkthim të lirë do të thotë: Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore.
Prandaj, në vend që të shqetësosh ministren e Brendshme, e cila është tashmë e zënë, ndoshta më mirë do të ishte të më thuash se kur mund të të mirëpres në Tiranë, si i ftuari im i nderit. Sepse, i dashur Nigel, shifrat qartazi nuk janë pika jote e fortë, ndaj le të jemi të qartë – TI KE HUMBUR.
“Aktualiteti” yt për shqiptarët në Britani është veçanërisht qesharak. Ti pretendon se janë 53.000. Në realitet, numri është shumë më i lartë – shumëfish i asaj që thua. Por le të qëndrojmë tek burimi yt: The Telegraph, që ishte i pari që përhapi teorinë “një në 50”, dhe që më pas e pranoi vetë:
“Analiza ka të ngjarë të ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare, pasi nuk merr parasysh emigrantët e paligjshëm, përfshirë më shumë se 12.000 që kanë mbërritur me varka të vogla në vitin 2022. Disa vlerësime sugjerojnë se numri real i shqiptarëve mund të jetë deri në 140.000 – çka do të thotë se më pak se një në 100 ndodhet në burg.”
Sa për shifrën e të burgosurve, ja një pyetje më e rëndësishme: sa prej tyre janë dënuar për vepra që nuk kanë të bëjnë fare me sistemin tuaj të vjetruar të emigracionit dhe vizave?
Po, numrat mund të jenë të mërzitshëm – por janë edhe kokëfortë. Dhe kur dikush i gabon vazhdimisht, pyetja e vërtetë është: Pse këmbëngul? Sepse, me sinqeritet, të jesh djallëzor duket poshtë edhe stilit tënd të zakonshëm.
Shqiptarët në Britani nuk janë një statistikë që mund të përdoret si dekor për teatrin politik pas-Brexit. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, sipërmarrës dhe partnerë. Dhe nëse një në një mijë gabon, kjo nuk e kthen shumicën në kokë turku për konfuzionin tuaj kombëtar.
Ne kemi qëndruar krah për krah me qeverinë britanike në uljen drastike të emigracionit të paligjshëm dhe në luftën kundër krimit. Këtë e tregojnë shifrat reale – dhe kjo quhet bashkëpunim. Por “një në 50 shqiptarë në burgjet britanike”? Kjo nuk është fakt – kjo quhet iluzion pas-Brexit.
Jam duke pritur me kënaqësi të të pres në Shqipëri, siç të kam premtuar – për shumë diell, mikpritje të ngrohtë dhe fakte të vërteta.
Ligjvënësi britanik, duke pretenduar se ka fituar "bastin" me Ramën - i cili u zotua se do të marrë në Shqipëri të gjithë të burgosurit shqiptarë në Britani, nëse shifrat e Farage janë të vërteta - shprehet se do angazhohet për t'i dëbuar ata drejt Shqipërisë.
““I nderuar Edi Rama. Në Mbretërinë e Bashkuar ka 53,000 shqiptarë dhe 1,099 prej tyre janë në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 në 48. Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj”-thuhet në reagimin e tij, në përgjigje të kryeministrit Rama.
Rama reagoi më herët duke thënë se pretendimi i Farage se “një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg” është jo fakt, por absurd dhe se "kjo është një taktikë tipike nga manuali i pas-Brexit-it".
Fotoja me AI e postuar nga Rama
Komente

Debat shume i bukur dhe konstruktiv nga kryeministri i nje populi me pension mesatar 90 pund dhe page mesatare 350 paund. Me cmime si ne angli dhe me rend publik si ne Ruande. Palo kryeministri i zegjinese.
Përgjigjue i kap te gjithe si meren ne pune te pista thuj Edi Rames % shkon 80 ne 100 hahahahhahah
Përgjigjupaska bo foto AI si me ardh me not ne britani tani duhet ke ju gjet Hotel ne Holiday In hahahhahaha
Përgjigjupo mer po..ai i ka atje..pisat qe shesin droge.....sepse ti edi rama nuk i sigurove pune e jetese ne shqiperi....kur femija eshte larg syrit te prindit ben cdo gje......
PërgjigjuEdi Rama, mos u bej qesharak, sepse cdo njeri qe hyn ne menyre te pqligjshme ne nje vend, eshte ne shkelje te ligjit.Kjo eshte nje gje elementare per cdo njeri , ndersa nje Kryeminister duhet te jete me i pergjegjshemper cfare flet.
PërgjigjuI gezoshim burgaxhinjte e Anglise or teeeejjjjj
Përgjigju