Kuvendi në seancë plenare

Politikë

Jo bllokim foltoreje e debate, seanca e sotme nis ndryshe, deputetët dhurojnë gjak për talasemikët

7 Qershor 2018, 08:39| Përditesimi: 7 Qershor 2018, 08:45

  • Share

Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare. Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe ndryshe nga herët e tjera, nuk do të fillojë me debate, përplasje e bllokim foltoreje nga deputetët e opozitës.

Në nisje të seancës së sotme, deputetët do të dhurojnë gjak, duke ju bashkuar nismës së Ministrisë së Shëndetësisë në ndihmë të fëmijëve talasemikë, nën moton: Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë!

Ndërsa, më pas deputetët e opozitës pritet të vijojnë me të njëjtën strategji si në seancat e mëparshme, me bllokim foltoreje dhe transmetim të fjalimeve live në 'Facebook'.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?