I lirë me kusht, ja çfarë do të bëjë Saimir Tahiri 3 vite shërbim prove dhe kur futet në fuqi dënimi

19 Shtator 2019, 22:39| Përditesimi: 19 Shtator 2019, 23:14

  • Share

TIRANE-Gjykata e Shkallës së parë të Krimeve të Rënda e dënoi sot Saimir Tahirin me 5 vite burg, që u ul për shkak të gjykimit të shkurtuar me 3.4 vite, që do të konvertohet në shërbim prove në 3 vite.

Por cfarë është shërbimi i provës dhe kur futet në fuqi? Shërbimi i Provës është liri me kusht. Pavarësisht se ish-ministri u dënua me 3 vite shërbim prove, ky vendim nuk do të futet në fuqi menjëherë.

Sipas ligjit vendimi futet në fuqi vetëm në momentin që do të jetë i formës së prerë nga gjykata e Apelit. Por cfarë ndodh më pas? Nëse edhe gjykata e Apelit do të lerë në fuqi këtë vendim atëherë ish-ministri Tahiri do të vendosë kontakte me Shërbimin e Provës në Tiranë, që është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Saimir Tahiri do të jetë i detyruar që të mbajë kontakte me punonjësit e shërbimit të provës, të cilët do ta kushtëzojnë për oraret e qëndrimit jashtë banesës, vendet që frekuenton, por edhe orarin e paraqitjes. Pra për cdo lëvizje duhet të marrë leje duke kontaktuar me shërbimin e provës.

Nëse thyen rregullat e vendosura nga shërbimi i provës më shumë se një herë dhe pa shkak, atëherë punonjësit i drejtohej prokurorit të cështjes, i cili mund të vendosë revokimin e vendimit dhe ndryshimin e vendimit për mënyrën e dënimit. Për 5 vite, ish-ministri nuk duhet të kryejë funksione publike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?