Jo e gjithë Evropa hap dyert e shkollave! Miliona nxënës ulen në banka me maska e distancim, disa shtete vijojnë mësimin online (VIDEO)

14 Shtator 2020, 10:24| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 12:33

  • Share

Një rikthim në kaos emocional, është dita e parë e mësimit për miliona nxënës në disa shtete të Evropës. Frikë, pasiguri,  mungesë përqafimesh mes nxënësve dhe mësuesve. Kjo është sfida më e fundit e madhe për të gjitha vendet, të cilëve iu deshën disa muaj për tu përshtatur me realitetin e ri. Një pjesë e vendeve të Evropës nuk janë ende gati për të nisur procesin mësimorë.

Në Itali përdorimi i maskës dhe ruajtja e distancimit social është e detyrueshme për fëmijët mbi 6 vjeç dhe çdo nxënës që mungon tri ditë për arsye shëndetësore, duhet të bëjë një test për COVID-19. Nëse ka raste të konfirmuara, shokët e klasës, mësuesit dhe personat me të cilën kanë pasur kontakt mund të futen në karantinë.

Njëjtë si në Itali edhe Portugalia hap dyert për nxënësit. Maskat janë të detyrueshme për fëmijët mbi 11 vjeç, distanca fizike po ashtu.

Krahas Italisë e Portugalisë, mësimi ka nisur më parë edhe në Francë, Spanjë, Gjermani dhe Britani të Madhe.

Në Spanjë, përdorimi i maskave është i detyrueshëm  për fëmijët mbi 6 vjeç dhe duhet të përdoren edhe gjatë transportit. Ndërkohë qëçdo mëngjes nxënësve dhe mësuesve do tu kontrollohet temperatura.

Në Francë, sipas udhëzimeve, të gjithë duhet të mbajnë maska e të respektojnë distancën 1 metër. 

Maskat mbahen nga fëmijët mbi  moshën 11 vjeçare, por vetëm pas javës së parë janë mbyllur 32 shkolla, për shkak të infektimit me Covid-19.  Ndërsa në Greqi pritet të nis viti i ri shkollor,  ku mbajtja e maskës është e detyrueshme qoftë për mësuesit, por edhe për fëmijët që shkojnë në kopsht.

Në disa zona, autoritetet lokale kanë ndërmarrë masa shtesë duke instaluar xhama peçikllazi për të ndarë bankat.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ERP: 14/09/2020 11:18

    Eshte e vertete mbajtja e maskave mbi 11 vjec ne France, por distanca 1 meter nuk egziston. Autoritetet e thane qarte qe ky rregull nuk mund te garantohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?