Lifestyle

Jo më 4 oqeane, hartës së botës mund t’i shtohet një oqean i ri i 5-të

23 Qershor 2021, 19:59| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 20:02

  • Share

E dimë qe kemi 4 oqeane, por në fakt sipas National Geographic janë 5. Oqeani i 5-tw janë ujërat dhe rrymat dalluese që rrethojnë Antarktidën që për gjeografët duhet të mbajë emrin: Oqeani Jugor.

Që kur National Geographic filloi të bënte harta në 1915, ajo ka njohur katër oqeane: Oqeanin Atlantik, Paqësorë, Indianë dhe Arktikw, por sot, ajo do të njohë Oqeanin Jugor si oqeanin e pestë të botës.

"Oqeani Jugor është njohur prej kohësh nga shkencëtarët, por sepse nuk kishte kurrë marrëveshje në nivel ndërkombëtar, ne kurrë nuk e njohëm zyrtarisht atë", thotë gjeografi i Shoqatës Kombëtare të Gjeografisë, Alex Tait.

Biologu detar dhe National Geographic Explorer në Large Sylvia Earle vlerësoi azhurnimin hartografik.

"Ndërsa ka vetëm një oqean të ndërlidhur, bravo për National Geographic për njohjen zyrtare të trupit të ujit që rrethon Antarktidën si Oqeanin Jugor", tha Earle.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?