'Jo më dora në xhep, shtetin e ke në shtëpi', Rama në Durrës: 92% e shërbimeve do të ofrohen online

22 Shtator 2020, 12:18| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 17:52

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka qenë për një vizitë në ISSH në qytetin e Durrësit.

Rama ka deklaruar se nuk ka më arsye që të mbahet radhë, pasi një pjesë e mirë e shërbimeve do të merren online. Kryeministri ka lajmëruar se E-albania është platformë për të gjitha moshat për të marrë shërbim

"Jo më dora në xhep, shtetin e ke ne telefon, në shtëpi. E-albania është platformë për të gjitha moshat për të marrë shërbim. Edhe të moshuarit mund të marrin shërbimet online dhe të shmangin ecejaket nëpër rrugë e nëpër shi.

Përpjekja për të mbetur në shtëpi është më e mirë së sa përpjekja për të ardhur e për të qëndruar në radhë. Nëpërmjet shërbimit online, shteti i bën letrat gati për ty. Ata që s'duan ta marrin vesh mos ta marrin vesh, por kush e ka marrë vesh e kupton", thotë Rama.

Nëpërmet postimit në rrjetet sociale, Rama shkruan se ISSH ofron online 53 shërbime për qytetarët.

"Durrës - Shmangëm rradhët e gjata dhe sorollatjet e pafundme sa nga një zyrë në tjetrën, prej tre dekadash.  Nga janari kur hyri në fazën e zbatimit Revolucioni Digjital e deri në gusht, përmes https://e-albania.al Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka marrë 104,610 aplikime online; gati çerek milioni vajtje - ardhje nëpër sportelet e ISSH janë eliminuar.

Por po të kemi parasysh që për një dokument duheshin mesatarisht 10 vërtetime nga zyra të tjera, vajtje-ardhjet e eliminura janë afro 2.5 milionë!!! Ulja e numrit të vajtje - ardhjeve vazhdon dhe qytetarët duhet të zgjedhin të gjithë rrugën digjitale, për të shmangur sorrollatjet e kota!

Në fund të vitit 92% e shërbimeve do të mund të merren pa lëvizur nga shtëpia!!! 13,173 kërkesa për dokumentacionet e nevojshme janë siguruar nga ISSH-së në dobi të qytetarëve përmes e-Albania; mundësia është për shumë më tepër, prandaj drejtohuni tek https://e-albania.al, nga shtëpia, smartfoni juaj ose kompjuteri më i afërt. Kurseni kohë, merrni shërbimin pa kontakt fizik me administratën. ISSH ofron online 53 shërbime", shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant usa: 23/09/2020 01:46

    100 here e kam thene e Albania nuk funksionon per te gjithe shqipetaret EMIGRANTET JANE TE DESKRIMINUAR NGA KERKESAT E LIGJESHME ARSYJA SHUME E THJESHTE SKANE KARTA IDENTITETI SHQIPETARE DHE QE TE HYSH NE E ALBANIA DUHET TE FUTESH NUMRIN E KARTES SE IDENTITETIT SHQIPETARE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?