Lulzim Basha

Politikë

'Jo më hajdutë të 7x7-313 për biznesin', Basha: Lekët do punojnë për ekonominë me taksën e sheshtë 9% dhe fund inspektimeve abuzive për bizneset

18 Prill, 17:34| Përditesimi: 18 Prill, 17:39

  • Share

Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në një punishte hekuri në zonën e Farkës në Tiranë, ku ka diskutuar me sipërmarrësit rreth problematikave që përballen bizneset sot dhe zgjidhjeve që ofron programi i Koalicionit Euroatlantik. Gjatë takimit, sipërmarrësi ka shprehur shqetësimet e tij për mungesën e fuqisë punëtore dhe burokracitë e tepërta të qeverisë, të cilat e vështirësojnë funksionimin e bizneseve.

Basha tha se politikat e qeverisë në 12 vite nuk janë bërë për të mbështetur ekonominë, por vetëm shërbejnë për të mbushur xhepat e zyrtarëve të korruptuar tek 7x7-313. Ai tha se programi i Koalicionit Euroatlantik do të ofrojë një sistem më të drejtë dhe mbështetje për bizneset e vogla,  me taksën e sheshtë 9% dhe bizneset e vogla jo më shumë se 1% e xhiros vjetore. Sipas tij, një tjetër masë do të jetë reduktimi i inspektorëve që janë kthyer në gjobaxhinj për bizneset dhe çdo gjë të bëhet në bazë të analizës të riskut.

Basha gjithashtu theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë si element kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

Pjesë nga biseda:

Basha: Me këtë punë jeni marrë gjithmonë? E keni specialitetin tuaj? E keni marrë, keni bërë shkollimin për këtë punë?

Qytetari: Jo, jo, e kena vjedh.

Basha: Ashtu ëëë? Në emigracion?

Qytetari: Po jo nga këto vjedhjet që bëhen këtu.

Basha: “Vjedh” është fjalë që duhet me ia rezervuar hajdutëve. Kjo është: e keni përvetësuar dijen edhe përvojën. Në Greqi e keni mësuar?

Qytetari: Po.

Basha: Punë me hekur. Edhe çdo lloj? Edhe çdo lloj procesi?

Qytetari: Çfarë ka lidhje me hekurin.

Basha: Veç ju të dy jeni? Ju klasifikoheni si biznes i vogël për nga xhiroja?

Qytetari: Ne, kur s’kemi pas punëtorë, na kaluan në biznes të madh.

Basha: Seriozisht e ke?

Qytetari: Kur kena qenë me punëtorë më shumë, kena qenë biznes i vogël. Këtu është absurditet shumë i madh, se në kulturën e kontabilitetit, unë e njoh se kam pasur biznes aty ku kam qenë, të njëjtën punë...

Basha: Si mund të kualifikoheni ju si biznes i madh, dy vëllezër që punoni me hekur?

Qytetari: Është absurditet i madh. Dhe një biznes, në qoftë se do konkurrencë të ndershme, nuk mund ta taksosh nëpërmjet xhiros, nëpërmjet fitimit. Ma do mendja, logjika ashtu e ka — që të shtosh edhe konkurrencën në treg, të jesh sa më ulët. Xhiro e madhe, fitimi i vogël. Bon vaki janë më të zgjuar se ne, ato?!

Basha: Këtu, ata nuk mendojnë për ekonominë, nuk mendojnë as për sipërmarrjen. Ata mendojnë si e si me mbush arkën, pastaj e vjedhin. Pra kur vënë gjoba, kur rrisin taksa, atyre ju leverdis, sepse ato para, siç e kemi parë, vidhen, shpërdorohen. Jo se e themi ne, se jemi në opozitë, e thotë KLSH-ja, e thotë SPAK-u! Prandaj është mbush, siç i them unë, 7x7 = 313-ta. Pse është mbush? Se lekët e taksave të shqiptarëve i kanë rrit vit pas viti, i kanë fut në xhepat e tyre.

Zotimi jonë i parë është që ju, të paktën qeverinë, ta mos e keni kundër, por ta keni në krah. Taksa 9%, sa e ka Mali i Zi. Ne minimalisht duhet të jemi konkurrues me rajonin. Sigurisht, biznesi i vogël: zero taksë. I vetmi detyrim që ka biznesi i vogël është 1% e xhiros vjetore — jo më shumë se kaq. Tarifë, taksë lokale, jo taksë qendrore.

E dyta janë inspektimet, se ia marrin shpirtin biznesit! Inspektimet janë kthyer në gjoba për njerëzit. Çdo gjë në bazë të analizës së riskut. S’ka pse të dalin e të gumëzhijnë inspektorë e tatimorë gjithandej, për t’ju marrë kohë, për t’ju marrë energji. Jo! Çfarë ka analizë risku — pa diskutim, siç e bën Perëndimi. Ti ke punuar në Perëndim. Pse duhet të vijë nga mëngjesi deri në darkë të të mbyllë biznesin ty, për të bërë kontroll?

A më the vetë që i trajnon këtu e të ikin atje? Pse ikin atje? Se marrin profesionin këtu nga ty dhe shkojnë atje ku as gjuhën nuk e flasin, sepse atje kanë trajtim të drejtë. Kaq e thjeshtë është.

Do që ta ndalim këtë? Trajtoje biznesin me ndershmëri. Trajtoje drejt, sepse e ke në krah biznesin. Biznesi të punëson njerëzit, biznesi të ndihmon në rritjen e konsumit, në rritjen e fuqisë blerëse, biznesi të mbush edhe arkën publike, por ta shpenzosh për publikun, jo për veten tate.

Qytetari: Për ne nuk lejohet. Të jesh një vend në këtë nivel ekonomik dhe të vuash për fuqi punëtore, ky është absurditet shumë i madh.

Basha: Paradoks dhe pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së papërgjegjshme dhe të korruptuar. Nuk ka program që të ecë përpara pa goditur korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë.

Qytetari: S’na duhet pasaporta europiane ne, po s’patëm këto gjëra në rregull.

Basha: Nuk mund të shkojmë pas një gënjeshtre tjetër. 12 vjet me gënjeshtra — tani ka shpikur “pasaportën europiane”.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ZAFIRI: 19/04/2025 08:41

    dmth HAJDUTI thote sdo kete me HAJDUTE. HAJDE GALLATE HAJDE

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 18/04/2025 19:37

    O luleeee po fyelli ka 7 vrima a derezi , ti vetem me 1 vrime di ti biesh , 7×7eshte e jotjadhe 313 po te pret o kriminel .Rama krye ministri qe te ka mundur 7 here edhe kur pd nuk ishte bere fertelejo me tani qe jeni shperndare si copat e bajges.Populli te njeh shume mire prandaj nuk te afrohet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?