Sport

Jo më i përkohshëm, Solskjaer trajner i Man.United deri në vitin 2022

28 Mars 2019, 12:05| Përditesimi: 28 Mars 2019, 12:07

  • Share

Manchester United ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme vazhdimësinë e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer edhe për tre vitet e ardhshme në krye të pankinës së “djajve të kuq”. Ish-sulmuesi i njohur i skuadrës i ulur në pankinë më 19 dhjetor 2018 me rolin e trajnerit të përkohshëm ka bindur drejtuesit e klubit të madh anglez dhe ka nënshkruar një kontratë me kohë të plotë si teknik i United edhe për tre sezone të tjera.

Në 19 ndeshje nën drejtimin e norvegjezit Manchester United ka arritur 14 fitore, dy barazime dhe vetëm 3 humbje çka ka bindur drejtuesit ti japin me kohë të plotë Solskjaer pankinën  e ekipit. Vetë Solskjaer nuk e ka fshehur entuziazmin për vendimin që ka marrë klubi duke thënë :” Që nga dita e parë që kam ardhur në drejtim të skuadrës jam ndjerë si në shtëpi në këtë klub special. Ka qënë nder që isha lojtar i United dhe tani të jem trajner këtu.

Muajt e fundit kanë qënë një eksperiencë fantastike dhe kjo është puna për të cilën gjithmonë kam ëndërruar” e mbyll trajneri i Manchester United. Si lojtar Ole Gunnar Solskjaer është aktivizuar me United në vitet 1996-2007 ku ka shënuar 126 gola në 366 ndeshje.

Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?