Aktori turk Burak Ozçivit

VIP & Spektakël

Jo më luftë me shpata, ‘Osmani’ përballet me ligjin

16 Tetor 2021, 21:50| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 21:55

  • Share

Aktori turk Burak Ozçivit, i njohur si “Osmani” që mban mbërthyer para ekranit publikun shqiptar, kësaj here është përballur me probleme në jetën reale.

Burak Ozçivit është akuzuar nga 4 punonjës të serialit për ofendim. Ata kanë ngritur kallëzim penal ndaj aktorit duke pretenduar se ai i ka fyer teksa xhironin serialin “Osmani”.

Sipas mediave turke, është nisur një hetim kundër Burak. Mirëpo, Ozçivit ka thënë se nuk ka fyer asnjë nga kolegët, pavarësisht se xhirimet janë stresuese.

“Është e vërtetë që situata në xhirime ishte stresuese, por unë kurrë nuk kam ofenduar dikë. Të gjithë ata që më njohin e dinë që unë nuk jam person që fyej”, tha Burak Ozçivit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?