Jo më me 'laps e letër'/ Nga janari i vitit të ardhshëm agjentët e tatimeve ju monitorojnë në kohë reale

25 Korrik 2019, 15:40| Përditesimi: 25 Korrik 2019, 16:05

  • Share

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj foli sot nga Velipoja për luftën kundër informalitetit. Ajo tha se po punohet për zbatimin e projektit të Fiskalizimit, përmes së cilit do të monitorohen në kohë reale të gjitha transaksionet, ato që kryhen nëpërmjet sistemit bankar dhe jashtë tij. Denaj sqaroi se nga janari i vitit tjetër çdo faturë do të jetë e regjistruar dhe e monitoruar në kohë reale.

“Procesi i Fiskalizimit do të synojë modernizimin e Administratës Tatimore. Është një sistem, përmes së cilit do të monitorohen transaksionet “cash” dhe “jo cash” në kohë reale. Ju sot nëpërmjet kasave fiskale jepni informacion dhe në fund të ditës transmetohet e gjithë xhiroja që keni kryer në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve. Por, duke filluar nga janari i vitit tjetër, nëpërmjet këtij modernizimi të sistemit, Fiskalizimit, çdo faturë do të jetë e regjistruar, do të jetë e monitoruar në kohë reale dhe do të bëjë që edhe procesi ynë të mos jetë me inspektime e monitorime në terren, por në distancë. Informacioni që do të kemi do të jetë më i plotë, në kohë reale për të gjithë transaksionet, si ato “cash” që sot menaxhohen kryesisht nëpërmjet marrëdhënies biznes me klient dhe ato “jo cash” që kalojnë në sistemin bankar. I gjithë sistemi i pagesave, pagesat për investime publike, pagesat qeveritare etj. do të jetë elektronik dhe besojmë që deri në vitin 2021 ky proces të finalizohet”, tha ministrja Denaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?