Kalendari i ndeshjeve të kombëtares, duke nisur nga vjeshta e 2026 do të ketë një ndryshim të rëndësishëm. FIFA ka njoftuar se kampionatet kombëtare nuk do të ndërpriten më në shtator dhe tetor, por vetëm në një sesion që nuk do të zgjasë 2 javë, por 3.
Më konkretisht në 2026 kampionatet do të bëjnë pushim për ti lënë vend kombëtare nga data 21 shtator deri më 6 tetor. Në harkun e këtyre ditëve nuk do të ketë më 2 ndeshje, por 4 për secilën kombëtare. Kjo do të jetë një periudhë prove për 4 vite deri në 2030, ndërsa vjen me qëllimin që lojtarët mos të jenë të detyruar të udhëtojnë shumë.
Komente
