Politikë

Jo më një “armatë” përkthyesish! Një modul nga Inteligjenca Artificiale për integrimin në BE, Kaso: Mbi 95.5% saktësi

27 Maj, 15:44| Përditesimi: 27 Maj, 16:42

  • Share

Ajo që vite më parë kryhej nga një armatë përkthyesish dhe ekspertësh ligjor, sot bëhet vetëm me një klik. Përkthimi dhe përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian po realizohet përmes Inteligjencës Artificiale.

Një modul i krijuar enkas për këtë proces i është vënë në dispozicion grupit negociator. Drejtori i AKSHI-t për Inteligjencën artificiale, pjesë e grupit krijues të këtij projekti, tregon për Report Tv mënyrën e funksionimit.

“Ne kemi trajnuar rreth 600 persona për përdorimin e modulit dhe aktualisht përdoret nga më shumë se 1400 punonjës, ekspertë të procesi. Sistemi prek dy hapa kyç të procesit: përkthimi me anë të AI, i çdo direktive dhe rregullore të BE-së, dhe përafrimi i direktivave të BE me ato të akteve shqiptare.  Saktësia e përkthimit arrin në mbi 95.5%, ndërsa përafrimi është rreth 70% i saktë por që pritet të rritet me përdorimin e përditshëm që po bëhet. Çdo output i prodhuar me AI verifikohet në çdo hap nga një përdorues human”, thotë Enio Kaso, drejtori i AI, AKSHI.

Modulin, Enio Kaso e tregon të suksesshëm, jo vetëm sepse nuk është kontestuar nga Brukseli, por sepse projekti pritet të vlerësohet me çmim ndërkombëtar në “Samiti Botëror mbi Shoqërinë e Informacionit”

“Projekti është aktualisht në fazën e marrjes së një çmimi nga WSIS, ku pritet të vlerësohet në njohje ndërkombëtare për arritje të tij.  Jemi në proces të patentimit dhe është një përqasje që ne mund ta shtyjmë”, tregon për Report Tv Enio Kaso, drejtori i AI, AKSHI.

Ideja e përfshirjes së Inteligjencës artificiale në këtë proces, u njoftua nga kryeministri Edi Rama i cili kontaktoi për këtë, me një ndër ekspertet ndërkombëtare më të njohura të fushës, shqiptaren Mira Muratin 

“Ajo solli një grup ekspertësh të vetët të cilët na asistuan dhe bashkëpunuan me  ne së bashku me zyrën e kryenegociatorit për të zhvilluar një model të AI të aftë për të kryer dy procese kyçe që u vjen një ndihmë ekspertëve të integrimit”, theksoi Kaso.

Kohëzgjatja për të përkthyer dhe përshtatur një direktivë europiane 100 pika shkon përafërsisht pak më shumë se 16 minuta.

G.M./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/05/2025 03:11

    Qe AI do te nxjerre shume profesione jashte loje,kjo dihej,qe tani mund te perdoresh Google-Translate,jo me kur te futet AI.Tani tere ata perkthyes qe kane mbaruar gjuhet e huaja do te mbeten rrugeve, nese nuk gjejne pune si mesues per gjuhe, qe jo te gjithe duan t'i mesojne,ose po nuk paten nje profesion te dyte qe s'lidhet me gjuhen e huaj e natyrisht keta jane grupi i rradhes qe do perfundojne ose kamariere,po nuk paten dy opsionet e mesiperme,ose do te perbejne valen me te re te atyre qe emigrojne nga Shqiperia.Per afrimin e legjstlacionit shqiptar me ate te BE,AI edhe mund te jete e nevojshme,puna eshte nese do te ndalojne ketu,apo do shtrihen ne perditshmeri? S.d.q kur t'ja arrijme asaj dite,do te doja te dija se si do t'i perkthente AI disa nga shprehjet me dialektike te gjuhes e formave te te folmeve krahinore te shqipes?

    Përgjigju
  • Beni: 27/05/2025 22:47

    Po sikur ti nderrojme dhe kto 1500 persona me IA ca behet

    Përgjigju
  • Kasapi Derrave Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 27/05/2025 19:27

    Pērsa i pērket pērkthimeve inteligjenca artificjale ēshtē shum e mir por Profesor Doktor Rexhep Bule Lekēs sja kalon dot kurr se Rexhepi flet 10 gjuh tē huaja.

    Përgjigju
  • Dori: 27/05/2025 18:10

    Shiko ku shkon niveli injorances?!? Harrini gjithmone nivele te reja… Urime. Tani ishte mjaftueshem keq kur vetem keqperktheheshin tonelata faqe me ligje te BE-se pa bere asnje pik analize se si mund te pershtaten keto ligje me rrealitetin dhe kornizen ligjore shqiptare. Tani do shohet dhe nje shkall me thelle mbrapshtesise dhe injorances. Do te perkthehet me Inteligjence Artificjale legjislacjoni dhe keta e quajn pune te mbyllur. Vetem te paditur mund te besojn qe mbyllja e kapitujve behet me perkthyes AI. Oh mjer, oh mjer!

    Përgjigju
  • Qytetari: 27/05/2025 17:17

    Nqs do lesh perkthyesit pa pune se e ben IA, te jeni te sigurt qe ka edhe shume pune te tjera qe i ben IA. Si psh 95% e administrates apo te gjithe pa perjashtim aty te AKSHI je i te zecendesueshem nga IA. Une mendoj se duhet te beni kujdes se mund tju hedhin ne gjyq perkthyesit per shkelje te te drejtave te njeriut dhe heqjen e bukes se gojes mijera personave.

    Përgjigju
  • Miku: 27/05/2025 17:03

    E pamundur te arrije 95% saktesi, pale terminologjia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?