Për herë të parë parkimet publike në rrugët e Durrësit do të bëhen me pagesë. Projektivendimi u votua këtë të martë në këshillin bashkiak me 24 vota pro të PS dhe 12 kundër të PD-së. Pritet firma e Prefektit të Durrësit që të nisë zbatimi i parkimeve me pagesë. Propozimi i bërë nga bashkia e Durrësit për ndarjen e qytetit në dy zona të administrimit të parkimeve A dhe B u aprovua.
Tarifat për parkimin në rrugët e zonën A do të jetë 100 lekë/ora dhe për zonën B do të jetë 40 lekë/ora. Në zonën A përfshihen rrugët në qendër të qytetit, si Taulantia, Currilat, Dyrrah, Egnatia, etc.
Ndërsa në zonën B përfshihen rrugët nga pallati i sportit, stadiumi e deri tek Ura e Dajlanit.
Gjatë sezonit veror, nga 1 qershori deri më 30 shtator, të dyja zonat do të jenë me pagesë në fashën orare 8 e mëngjesit deri ne 8 të darkës, nga e hëna të diel. Ndërsa nga 1 tetori deri më 31 maj, fasha zbret në orën 4 pasdite dhe fundjava do jete pa pagesë.
Të përjashtuar janë rezidentët, pra banorët e këtyre zonave të cilët duhet të paguajnë tarife fikse 10 mijë lek të reja në vit.
Së shpejti Durrësi pritet të ketë dhe parkimin publik, me kate që po ndërtohet në zonën e stacionit të trenit, i cili do të jetë me 400 vende.
Rruga e “Currilave”
Bulevardi “Epidamn”
Bulevardi “Dyrrah”
Rruga “Egnatia”
Rruga “Mars 91”
Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 1)
Rruga e “Dëshmorëve”
Rruga “Adria”
Rruga “Pavarsia”
Rruga “Hafiz Ali Pogdorica”
Rruga “Mujo Ulqinaku”
Rruga “Stefan Kaculini”
Rruga “Glaukia”
Rruga “Hysen Kërtusha”
Sheshet në rrugën “Mars 91” Durrës (dy sheshe).
Sheshi ndodhur poshtë Urës së Dajlanit.
Sheshi “Jorgji Ziu” tek Mauzoleumi i Dëshmorëve.
Sheshi në territorin e brendshëm të Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”.
Sheshi pranë tregut industrial, në rrugën “Hysen Myshketa”
Sheshi Vollga pranë Autoritetit Portual Durrës.