Lojtarët dhe lojtaret e Barcelonës gjatë prezantimit të uniformave

Sport

'Jo më vija', Barcelona prezanton fanellat me kuadrata për sezonin e ri

3 Qershor 2019, 20:11| Përditesimi: 3 Qershor 2019, 20:32

  • Share

Kampionja e Spanjës Barcelona ka prezantuar fanellat për sezonin e ri 2019- 2020. Në plan të parë nuk ndryshojnë, numrat, stemat apo lojtarët por ajo çfarë bie në sy është dizajni i tyre. Barcelona nga viti 1989 ka pasur si fanellë të ekipit një bluzë me vija e cila ndër vite ka ndryshuar ngjyrat. Por kësaj radhe fanella e blaugranave do jetë me kuadrate për herë të parë në histori. 

Në fakt kjo nuk është rastësore por ka të bëjë me arkitekturën e vetë qytetit. Nëse qyteti bregdetar i Spanjës shihet nga lart, ngjan me një grumbull kuadratash të cilat janë blloqet e banesave. Mbi këtë aspekt është dizajnuar edhe fanella e re e blaugranave.

Gjithashtu prezantimi i këtyre fanellave shoqërohet me shprehjen "Fanella e re është e frymëzuar nga qyteti i Barcelonës dhe talenti i saj''.

Pritet të shihet nëqoftë se ky ndryshim do të jetë fat apo jo për Barcelonën pasi prej 4 vitesh i mungon trofeu i Champions League. 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?