Ish-presidenti i Kukësit Safet Gjici

Jo shitje por dhurim, Report TV mëson administratorin e ri të FK Kukësit! Gjici synon rimarrjen e klubit

8 Gusht, 10:37| Përditesimi: 8 Gusht, 10:45

  • Share

Kukes- Pas 12 vitesh Klubi i Futbollit Kukësi nuk do të jetë më financimin e familjes Gjici. Deri më tani është raportuar për një shitje të aksioneve në masën 100%, por Report TV mëson se klubi i është dhuruar për një periudhë të pacaktuar një biznesmeni, profili i të cilit do mësohet zyrtarisht të shtunën kur Kukësi të mbajë një konferencë të posaçme për shtyp.

Gjithsesi përmes burimeve Report Tv mëson gjithashtu se administratori i ri do jetë biznesmeni Atilio Guranjaku dhe jo një lituanez siç është thënë më herët.

Kushti për përdorimin e klubit është që të mos e shesë, pasi familja Gjici në një të ardhme jo të largët kërkon të rikthehet si zotëruese e FK Kukësit. Enigmë për momentin qëndron fakti se çfarë biznesesh përfaqëson Atilio Guranjaku.

Vështirësitë e klubit të Kukësit nisën që prej arrestimit të ish-presidentit dhe kryetarit të bashkisë Safet Gjici, tashmë i dënuar të vuajë 3 vite burg. Nën udhëheqjen e Gjicit verilindorët patën edhe periudhën më të suksesshme në historinë e tyre.

Në 12 vite Kukësi arriti të fitonte 4 trofe, Superligën në sezonin 2016-2017, Superkupën e Shqipërisë në sezonin 2015-2016 dhe dy herë Kupën e Shqipërisë në sezonet 2015-2016 dhe 2018-2019. Për herë të parë që prej administrimit nga familja Gjici, sezonin e kaluar në 2023-2024, Kukësi zbriti në kategorinë e parë. Këtë sezon që nis, edhe pas ardhjes së drejtuesve të rinj, synon të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?