Një mësuese duke u vaksinuar në Gjirokastër

Jo vetëm Berati, marrin dozën e AstraZeneca edhe mësuesit e Gjirokastrës

16 Mars 2021, 11:35| Përditesimi: 16 Mars 2021, 11:46

  • Share

Përveç qytetit të Beratit, ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mësuesve edhe në Gjirokastër.

Rreth 578 mësues kanë plotësuar formularin për kryerjen e vaksinës anti-COVID AstraZeneca.

Procesi po ecën normalisht, megjithatë 292 mësues nuk do të kryejnë gjatë ditës së sotme vaksinën kundër COVID pasi ata janë prekur nga virusi ditët e mëparshme.

Gjirokastra në përpjesëtim me numrin e banorëve të saj, konsiderohet një qytet me risk të lartë sa i përket COVID-19.


Lajmi kryesor:

Marrin dozën e parë të AstraZeneca, nis sot vaksinimi i mësuesve në Berat


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?