Le të fillojmë me qartë: 2020-ta ishte një vit masivisht zhgënjyes. Në janar, mësuam se 162 miliarderë kanë të njëjtën pasuri si gjysma e njerëzimit dhe se ne vetëm do të përjetonim në dekadën më të nxehtë të regjistruar. Pastaj, erdhi shkurti dhe pandemia e koronavirusit filloi të na prekte të gjithëve.
Humbjet u rritën masivisht: vdekja e më shumë se 1.7 milion njerëzve në të gjithë botën nga COVID-19, papunësia rekord dhe mbyllja e vazhdueshme e bizneseve, si dhe protestat dhe incidentet me policinë në të gjithë vendin .
Por, në mes të të gjitha këtyre, kishte drita shprese në formën e një lajmi të mirë. (E dimë, është e vështirë të besohet.) Më poshtë, janë ngjarjet pozitive që ndodhën në vitin 2020.
Irlanda e Veriut feston ceremoninë e parë të martesave brenda të njëjtit seks
Irlanda e Veriut legalizoi martesën e të njëjtit seks në janar të këtij viti. Çifti Robyn Edwards-People dhe Sharni Edwards-People u bë çifti i parë që u martua legalisht në një ceremoni civile në 11 shkurt.
Bong Joon Ho dhe “Parasite” bënë histori në Oscar
Në shkurt, regjisori nga Koreja e Jugut bëri histori në Oscar duke u bërë koreani i parë që fitonte çmimin për “Regjisorin më të mirë”. Filmi “Parasite” ishte filmi i parë në gjuhë të huaj që fitoi çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes, “Best Picture”.
Finlanda miratoi lejen e lindjes për baballarët
Në shkurt, qeveria e re e Finlandës njoftoi planet për t'u dhënë të gjithë prindërve të njëjtën leje prindërore, si një përpjekje për të "promovuar mirëqenien dhe barazinë gjinore". Sipas BBC, kompensimi i paguar do të rritet në 14 muaj të kombinuar, i cili funksionon në 164 ditë për prind.
Kongo shëroi pacientin e fundit me Ebola
Pacienti i fundit me Ebola la spitalin në fillim të marsit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ishte një hap i madh në luftën e vendit kundër shpërthimit të dytë më vdekjeprurës të sëmundjes në histori.
Njerëzit në të gjithë botën u ngritën për të protestuar kundër dhunës së policisë dhe padrejtësisë racore
Pas vdekjes së George Floyd në duart e oficerëve të policisë në Minneapolis, nisën protestat në pothuajse të gjitha shtetet kryesore të SHBA-së. Protestat nisën globalisht, duke u shtrirë në më shumë se 60 vende ku u mbështet lëvizja Black Lives Matter për padrejtësitë racore dhe dhunën e policisë. BLM solli në vëmendje dhunën e policëve edhe në shtete (si rasti i Shqipërisë me vdekjen e Klodjan Rashës) ku racizmi nuk dominon.
Poliomeliti u zhduk zyrtarisht nga kontinenti afrikan
Në gusht, OBSH njoftoi se Afrika i dha fund poliomelitit.
Skocia u bë vendi i parë që jep produkte higjieno-sanitare falas
Në nëntor, Skocia miratoi një projekt-ligj për të dhënë produkte higjieno-sanitare, të tilla si tampona dhe lines falas për të gjithë ata që kanë nevojë.
Pandemia e Covid solli një rënie rekord të emetimeve globale të karbonit
Emetimet globale të gazrave serrë ranë me afërsisht 2.4 miliardë tonë këtë vit, një rënie prej 7% nga 2019 dhe rënia më e madhe e regjistruar.
Ishte një vit vërtet i shkëlqyeshëm për eksplorimin e hapësirës
Jeta në Tokë la shumë për të dëshiruar, por gjërat po shkonin mirë lart në hapësirë. Në vitin 2020, NASA nisi roverin e saj më të përparuar deri më tani në Mars dhe zbarkoi një anije kozmike në një asteroid. Një raketë SpaceX dërgoi astronautë amerikanë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
U krijuan vaksinat e Covid dhe nisi fushata më e madhe e vaksinimit në histori
Viti 2020 shënoi zhvillimin më të jashtëzakonshëm të vaksinave në histori. Në nëntor, Pfizer njoftoi se u krijua një vaksinë mbi 90% efektive. Ditë më vonë, Moderna njoftoi se vaksina e saj ishte 94% efektive. Mbretëria e Bashkuar, Kanada, SHBA etj., kanë nisur fushatat e vaksinimit.
Aborti legalizohet në Argjentinë
Më 30 dhjetor, Argjentina miratoi një ligj që legalizon abortin, një fitore historike e grave. Aborti do të legalizohet deri në javën e 14 të shtatzënisë dhe do të jetë i ligjshëm në rastet e përdhunimit ose kur nënës i rrezikohet jeta.
Burimi: Huffington Post, Anabel