Bruno Labbadia, trajner i Wolfsburg

 Jo vetëm gjoba tek Wolfsburgu,  kush gabon lan edhe pjatat

23 Gusht 2018, 09:59| Përditesimi: 23 Gusht 2018, 10:02

  • Share

Kohë të vëshira për lojtarët e Wolfsburg pasi kush gabon nuk do të marrë vetëm gjoba. Trajneri i skuadrës nga Bundesliga Bruno Labbadia në një intervistë për “Sport Bild” ka thënë:

Ndonjëhere më efikase për të ndëshkuar futbollistët janë edhe metoda të tjera. Si për shembull kush lojtar gabon duhet të lajë pjatat ose pastrojë vendin pasi është ngrenë dreka. Ose t’u shpërndajë bazën materiale shokëve të skuadrës përpara stërvitjes gjë që nuk është shumë argëtuese “, ka thënë tekniku i Wolfsburg.

Ai ka vendosur një kod të ri etik për skuadrën e tij që ka të bëjë me respektin, përdorimin e telefonave celularë pra me atë që mund të quhet thjesht rregull. Do të jenë vetë lojtarët ata që do të aplikojnë dënimet për njëri-tjetërin.

“Lojtarët duhet të kujdesen që rregullat të respektohen. Nëse dikush vjen me vonesë në stërvitje duhet të jenë shokët e skuadrës të parët që të kërkojnë dënimin e tij” e mbyll trajneri i Wolfsburg Bruno Labbadia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?