Jo vetëm gjykatat, por më 2 mars FSHF kishte kundër edhe statutin! Votuan anëtarë të paligjshëm

4 Mars 2022, 12:42| Përditesimi: 4 Mars 2022, 13:20

  • Share

Asambleja e 2 marsit e FSHF-së ishte e paligjshme dhe kësaj ia kishte frikën edhe federata pavarësisht se publikisht e mohonte. Për këtë arsye u kujdes të ndryshonte një nen të statutit, që fillimisht u duk si diçka rutinë.

Kjo kishte të bënte me anëtarët me të drejtë vote, të cilët pas ndryshimeve statutore, duke iu referuar nenit 14 dhe 17, duhet të firmosin një deklaratë ku angazhohen se çdo mosmarrëveshje me statutin, rregulloret, vendimet e FSHF-së ti zgjidhin vetëm në një gjykatë të arbitrazhit të pavarur, duke përjashtuar çdo gjykatë të zakonshme. Kjo nënkupton CAS-in e Lozanës ku pothuajse asnjë anëtar i shoqatave nuk ka mundësi të paguajë shpenzimet.

Mirëpo në rastin e asamblesë së 2 marsit kjo bie në kundërshtim me FSHF-në pasi neni 92 i statutit thotë që ‘anëtarët këtë deklaratë duhet ta firmosin brenda një harku 6 mujor nga miratimi i statutit, në të kundërt humbasin të drejtën e votës’. Duke qenë se statuti i ri është miratuar në janar të 2021 atëherë afati ishte deri në korrik të 2021. Kjo nuk ndodhi deri më 2 mars, që do të thotë se anëtarëve iu hiqej e drejta për të votuar.

Për të shmangur këtë kolaps drejtuesi i asamblesë së 2 marsit Edvin Lobohova, njëkohësisht zv/president i federatës, propozoi të pezullohen efektet e nenit 92 edhe për një periudhë 12-mujore. Ky propozim më pas u miratua nga anëtarët në sallë, por ligjërisht është i pavlefshëm pasi anëtarët në këtë moment ishin të pezulluar, duke qenë se ende se kishin firmosur deklaratën që mosmarrëveshjet të zgjidheshin në një gjykatë të pavarur.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?