Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla

Jo vetëm goli, Kumbulla shkëlqen në duele dhe minuta në fushë! Notë e lartë për shqiptarin në La Liga

5 Tetor, 20:46| Përditesimi: 5 Tetor, 20:49

  • Share

Ditët e bardha për Marash Kumbullën pas dëmtimit të rëndë erdhën. Qendërmbrojtësi shqiptar pas disa paraqitjeve cilësore, këtë të shtunë, ka gjetur golin e parë me Espanyol në La Liga. 24-vjeçari u asistua në minutën e 18 për të zhbllokuar shifrat me kokë në sfidën kundër Mallorca-s, që në fund u fitua 2-1 nga ekipi katalanas.

Për Kumbullën ky ishte goli i parë pas 1376 ditësh, ndërsa edhe falë lojës pozitive, u zgjodh lojtari i ndeshjes kundër Mallorca-s me notën 8.4. Mjafton të përmendet që Kumbulla fitoi 5 nga 7 duelet me kokë, ndërsa luajti përgjatë gjithë ndeshjes pa u zëvendësuar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?