Himni nuk ishte skandali i vetëm i organizatorëve francezë në ndeshjen përballë Shqipërisë. “L’Equipe” ka zbuluar një tjetër skandal. Gabimi i radhës ka qenë nga fonia e stadiumit. Pasi është sqaruar gabimi me himnin, fonisti francez vendosi të kërkojnë falje, por sërish bëri një gabim. Zëri që u dëgjua në altoparlantët e stadiumit, u kërkonte falje tifozëve të Armenisë, jo të Shqipërisë duke sjellë vërshëllimat e tjera të tifozëve shqiptarë në shkallët e stadiumit “Stade de France”.
Lajmi kryesor: