Sport

Jo vetëm i kryeqytetit, por edhe 'derbi i mbijetesës'! Burime: Partizani-Tirana do të luhet me rreth 5 mijë tifozë

3 Tetor, 14:41| Përditesimi: 3 Tetor, 15:42

  • Share

Air Albania do të presë sonte derbin e parë të sezonit në Superligë. Partizani-Tirana luhet për javën e 6 të kampionatit, ndërsa si kurrë më parë dy skuadrat vijnë nga vendet e fundit të renditjes, me të kuqtë që kanë 4 pikë dhe 3 humbje në 3 ndeshjet e fundit, ndërsa bardheblutë mbyllin tabelën e klasifikimit me vetëm 2 pikë.

Situata e cila pritet të reflektohet edhe në shkallët e stadiumit, teksa burime të Report TV bëjnë me dije se do të jenë rreth 5 mijë tifozë. 

“Besoj ka ardhur ora e fitores, duke pasur parasysh edhe moralin që lojtarët kanë shfaqur. E meritonim fitoren edhe në ndeshjen e fundit, por tani na duhet shumë edhe për klasifimin, pasi është shumë i rëndësishëm. Fitorja në derbi ka rëndësi të dyfishtë, pasi i jep moral skuadrës,”-u shpreh trajneri i Tiranës Roberto Bordin.

Ndërkohë të shtunën në orën 13:30 sfida Dinamo-Flamurtari pritet të përcaktojë edhe të ardhmen e trajnerit të vlonjatëve Carlos Garcia, pasi rezultatet deri më tani kanë qenë katastrofale.

“Nuk është koha për të folur, por për është koha për fakte. Mesazhi më i mirë për tifozët tanë është vetëm duke sjellë 3 pikët në shtëpi,”-tha Carlos Garcia, trajner i Flamurtarit.

Po të shtunën, por në orën 19:00, Vllaznia e vendit të dytë me një pikë më pak pret Elbasanin e vendit të parë.

“Do jetë e vështirë normalisht, se e tregon edhe renditja, por kemi shumë besim se në fund do triumfojmë ne,”-deklaroi Esat Mala, futbollist i Vllaznisë.

Java e 6 e Superligës mbyllet të dielën me sfidat Vora-Egnatia dhe Teuta-Bylis.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?