Kafe

Jo vetëm kafen, 4 pijet që duhet të ndaloni nëse vuani nga tensioni i lartë

21 Gusht, 13:21| Përditesimi: 21 Gusht, 13:24

  • Share

Shumë njerëz kanë probleme me presionin e lartë të gjakut, i njohur edhe si hipertension. Kjo sëmundje konsiderohet si një “vrasës i heshtur”, sepse pacientët fillimisht nuk shfaqin asnjë problem shëndetësor.

Ndaj nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, sigurohuni që t’i kushtoni vëmendje dietës tuaj dhe veçanërisht pijeve që konsumoni.

Kafe
E para në listë është kafeja, një pije që shumë njerëz e konsumojnë çdo ditë. Konsumi i tepërt i saj mund të ketë një ndikim negativ në shëndet dhe hipertension.

Alkooli
Njerëzit që kanë presion të lartë të gjakut duhet gjithashtu të shmangin alkoolin. Sipas hulumtimeve, konsumimi i shtatë apo trembëdhjetë pijeve alkoolike në javë lidhet me rritjen e presionit të gjakut.

Pije energjike
Pijet energjike në përgjithësi kanë një efekt negativ për shëndetin, pasi rrisin shanset për të zhvilluar hipertension. Dhe arsyeja kryesore për këtë është edhe kafeina që gjendet në to.

Pije të ëmbla, të gazuara
Nutricionistët thonë se pijet e ëmbla, d.m.th., të gazuara përmbajnë shumë sheqer, kështu që ato kanë një efekt shumë negativ në presionin e gjakut. Nëse keni probleme me tensionin e lartë, shmangni konsumimin e të gjitha pijeve të gazuara dhe të ftohta.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?