Luiz Ejlli dhe Tea Trifoni

VIP & Spektakël

Jo vetëm Kiarën, Luiz Ejlli ngacmon dhe Tean, luan me flokët e saj: Tre muaj po rri me mua

27 Dhjetor 2022, 11:40| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 16:08

  • Share

Këngëtari Luizi Ejlli është një ndër personazhet e njohur të përfolur së fundmi për pjesëmarrjen e tij në spektaklin “BBVIP”, si dhe ‘ngacmimet’ e tij ndaj një banoreje në shtëpi, Kiara Titos. Mesa duket vëmendja e tij nuk qenka vetëm te Kiara, por dhe të një tjetër vajzë pjesëmarrëse, Tea Trifonit, ku dhe ndaj saj nuk kanë munguar ngacmimet.

Në një bisedë me Tean, ai luante me flokët e saj, teksa e pyeste dhe rreth eksperiencës së saj në “Përputhen”.

Ajo i tregon se gjatë asaj kohë kur ishe në program ka pasur pëlqim real për një nga djemtë, ndërsa Luzi i thotë: “Po çfarë përputhje është kjo, për 3 muaj , ti aq do rrish dhe me mua këtu…”

Biseda e plotë:

Luiz Ejlli: Sa kënaqem me këto flokët e tua

Tea Trifoni: Nuk janë të miat, janë të një ruseje

Luiz Ejlli: Tallesh?? Deri ku e ke flokun tëndin?

Tea Trifoni: E kisha shumë të dëmtuar timin

Luiz Ejlli: Më trego pak mua, për tek Përputhen, sa ke qëndruar?

Tea Trifoni: Kem qëndruar 5 muaj.

Luiz Ejlli: U përputhe ti?

Tea Trifoni: Po

Luiz Ejlli: Sa zgjati?

Tea Trifoni: Tre muaj

Luiz Ejlli: Po ca përputhje është ajo, tre muaj! Ti tre muaj po rri me mua

S.C/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?